Marrëveshja e 5 Qershorit/ Meta i falënderon eurodeputetët: S’mund të humbasim trenin e negociatave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së tre eurodeputetëve të publikuar nga PE, për çështjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe integrimin.

Meta falënderon partnerët europianë për mbështetjen dhe thotë se kushti i parë për negociatat është miratimi urgjent i Marrëveshjes së 5 Qershorit.

“Falënderoj partnerët tanë europianë për mbështetjen e fortë për çeljen e negociatave, ku kushti i parë është miratimi urgjent i Marrëveshjes së 5 Qershorit. “BACK ON TRACK” – S’mund të humbasim trenin e negociatave!”, shkruan Meta.

Reagimi i Metës vjen pasi eurodeputetët kryesorë dolën me një deklaratë, që u hoq e më pas u ndryshua nga PE.

Në thelb të deklaratës ishte zbatimi i plotë i marrëveshjes së 5 qershorit mbi reformën zgjedhore të nevojshme para fillimit të negociatave të pranimit, si dhe qeveria dhe opozita duhet të ruajnë konsensusin ndër-partiak.

Parlamenti Evropian publikoi sërish apelin e 3 eurodeputetëve për qeverinë shqiptare, i cili u fshi një ditë më parë. Nga një deklaratë në formë ultimatumi se çdo modifikim i marrëveshjes së 5 qershorit pa konsensus mund të rrezikojë integrimin, qëndrimi i tyre merr një formë më të zbutur duke nënvizuar rëndësinë e marrëveshjes dhe konsensusin për integrimin. Ja çfarë ka ndryshuar.

ISHTE:

“Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis Qeverisë dhe Opozitës më 5 qershor. Çdo modifikim i Marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike, mund të rrezikojë realizimin e Konferencës së Parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për rrjedhojë të ngadalësojë procesin e integrimit europian”.

U BË:

“Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis qeverisë dhe opozitës më 5 qershor. Është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje, të ruhet dialogu dhe konsensusi me të gjitha partitë politike, në mënyrë që të mund të thirret konferenca e parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye të vazhdojë procesin e integrimit evropian”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV