Kapet në flagrancë i dënuari me 16 vjet burg, transportonte 5 sirianë kundrejt fitimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një 44-vjeçari nga Kruja i dënuar edhe më parë me 16 vite burg.

Ai u kap nga Strukturat e Policisë së Durrësit, specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në operacionin policor të koduar “Shtegtari”.

“Në pranga ra shtetasi me inicialet A. F., 44 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në autostradën Krujë-Laç, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 5 shtetas sirian, emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit”.

Në cilësinë e provës materiale materiale u sekuestruan mjeti tip “Volkswagen” dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun...

“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u bë në studion e A2...

PD kërkon pavlefshmëri për Kukësin, KAS merr vendimin për votimin nga jashtë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranoi dy nga pesë kërkesat e Partisë Demokratike gjatë shqyrtimit të ankimit të rezultatit zgjedhor për qarkun Kukës. Sipas vendimit,...

Lajme të tjera

Web TV