Kalimi te Juventus, Wanda: Icardi nuk e tradhton Interin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjalëve të dëgjuara së fundmi për një kalim të Mauro Icardit te Juventus i kaq kthyer përgjigje gruaja e lojtari Wanda Nara.

Sipas Wandës, Icardi ka vendosur që të firmos me Paris Saint-Germain, në mënyrë që të mos tradhtojë Interin.

Verën e kaluar Icardi u largua nga Interi dhe u huazua te PSG-ja dhe duket se ky huazim ka rezultuar shumë i mirë pasi ai është shfaqur në superformë.

Gruaja dhe njëkohësisht agjentja e tij Wanda Nara ka thënë se është e pamundur që Icardi të kaloj te skuadra e Juventusit.

Në një intervistë për Rete 4, ajo tha se Mauro është goxha mirë te PSG-ja dhe nuk ka ndërmend të lëvizë.

“E tashmja e Mauros është në PSG. Ai është i lumtur në Paris dhe ai po shënon disa gola të çmendur. Unë jam e interesuar vetëm për lumturinë e tij dhe tani ai është shumë i lumtur. Ai është në një nga klubet më të rëndësishëm në botë dhe zgjedhja për të shkuar në Paris u bë gjithashtu që të mos e tradhtonte Interin”.- u shpreh ajo.

Më tej agjentja e Mauros shtoi se ndonëse nuk dihet se kush e largoi nga interi, jo lëvizje sipas saj ishte më e mira për të.

“Nuk e di kush e nxori jashtë nga Interi, por në fund të fundit ishte një veprim i mirë për të gjithë dhe tani ai është në një ekip më të mirë dhe më të rëndësishëm”.-tha ndër të tjera Wanda Nara./Përgatiti: Fjala.al/

 

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV