UNICEF-it: Vetëm 45% e të rinjve mbajnë maskë rregullisht në publik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka kryer një hulumtim në Kosovë, përmes së cilit të rinjtë janë pyetur për qëndrimet e tyre rreth masave për mbrojtje nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Në bazë të rezultateve që i ka bërë publike UNICEF-i, nga 1618 të rinj të anketuar, vetëm 45% thonë se mbajnë maskë rregullisht në publik.

Megjithatë 86% e të rinjve kosovarë, që morën pjesë në hulumtim, besojnë se duke mbajtur maskën ata e mbrojnë veten dhe të tjerët.

“2% e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se mbajtja e maskës ka një efekt negativ. 10% e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se virusi nuk është i rrezikshëm apo nuk ekziston. 5% deklaruan se nuk kanë ndërmarrë ndonjë masë mbrojtëse kundër COVID-19 në 2 javët e fundit”, thuhet në njoftimin e UNICEF-it.

Aty thuhet se 7% e pjesëmarrësve (të gjithë prej tyre meshkuj) deklaruan se do të vazhdonin të takonin një shok/shoqe të infektuar me koronavirus, pa ndonjë masë mbrojtëse (maskë, dorëza, distancë) .

“26% i konsiderojnë shqetësimet e njerëzve për COVID-19 si të ekzagjeruar”, thuhet në njoftim.

Kosova ka shënuar përkeqësim të situatës epidemiologjike gjatë javëve të fundit.

Më 13 korrik Qeveria e Kosovës ka miratuar masa shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Ndër masat e vendosura është edhe ndalimi i grumbullimit të më shumë se 5 personave në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme.

“Me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe kontrollit të koronavirusit, të gjithë banorët e Kosovës obligohen që të bartin maskat për fytyrë në të gjitha aktivitetet jashtë shtëpive apo banesave të tyre, si dhe të mbajnë distancë fizike prej 2 metra në ambiente të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre”, thuhej në vendimin e qeverisë.

Lexo edhe :  “Pse më denoncove për hapësirat e zëna?”/ Rrihet brutalisht pronari i restorant “Tokyo”

Që nga fillimi i muajit mars dhe deri më 16 korrik në Kosovë janë regjistruar 124 viktima nga COVID-19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 5.472. Aktualisht raste aktive janë: 2708, shkruan Rel.

Më 16 korrik janë shëruar 95 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 2.640.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Holta Zaçaj: Ligjet nuk mbahen mend se si janë shkruar, por se si zbatohen

Këtë të premte, më 25 korrik, u prezantua drafti i parë i Kodit të Ri Penal i realizuar pas...

Transporti sekret amerikan, armët bërthamore në tokën e Mbretërisë së Bashkuar

Për herë të parë që nga viti 2008, Shtetet e Bashkuara po stacionojnë armë bërthamore taktike në Britaninë e Madhe. Kjo do të përfaqësonte...

“Drejtësia ndërkombëtare s’është e lirë”, Rama mbështet Thaçin dhe “thumbon” Hagën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas publikimit të intervistës nga burgu i Hagës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në intervistë Thaçi shprehet: “Unë...

Gënjeshtra e Madhe e 11 Majit: Kush gënjeu, kë dhe për çfarë?

Nga Fejzo Subashi. Kush më shumë e kush më pak, i gjithë spektri politik, nga e majta në të djathtë,qofshin këto partitë e mëdha, apo...

Deti përpiu krenarinë italiane, “Andrea Doria” fundoset në ujërat amerikane

nga Leonard Veizi Në historinë e tragjedive detare, ka raste kur deti nuk është thjesht një hapësirë e pafund ujore, por një arenë ku përmbyset...

Lajme të tjera

Web TV