Marrin lejen 14 mijë gra/ ISSH: 2.6 miliardë lekë për raportet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë marrë leje për barrë-lindje 14,139 gra gjatë 9 muajve të parë të vitit 2018. Shuma që është paguar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore arrin në 2 . 6 miliardë lekë.  Pjesa më e madhe e nënave të trajtuara me leje lindje rezultojnë të punësuara në firma private apo të vetëpunësuar në bujqësi. Të dhënat janë bërë të ditura nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore  dhe i korrespondojnë periudhës Janar-shtator 2019. Vlera e paguar për lejet është rreth 200 milionë lekë më shumë se  viti paraardhës. Kjo pagesë, korrespondon me 80 për qind të pagës neto për gratë e punësuara që marrin leje lindje, për 6 muajt e pare, dhe më pas për periudhën tjetër reduktohet në 50 për qind. Po ashtu kjo kategori përfiton edhe një shpërblim në rast se të dy bashkëshortët janë në marrëdhënie pune.

Sipas ISSH-së në total përfitime të përkohshme për barrë-lindje kanë përfituar 14,139 gra, ku pjesa më e madhe rezultojnë të punësuara në firma private apo të vetëpunësuara në bujqësi,  Pas shpenzimeve për pensione, të cilat arrijnë vlerën e 80 miliardë lekëve,  ky zë përbën dhe vlerën më të lartë të shpenzimeve të Institutit.

Ndërkohë që po gjatë kësaj periudhe, janë pagur 372 milionë lekë për aftësi për paaftësi të përkohshme, apo siç quhet ndryshe Kemp, vlerë e cila sërish ka ardhur në rritje krahasuar me 2018.  Ndërsa për aksidente dhe sëmundje profesionale është paguar një shumë modeste prej 15 milionë lekësh. Në total shpenzimet e ISSH-së për 9 mujorin regjistrohen në 92 miliardë lekë.

Të fundit

Me një gotë mbi kokë duke kërcyer, ja si po i shijon Dua Lipa pushimet në Ibiza (VIDEO)

Dua Lipa duket se po i shojon në maksimum pushimet e saj në Ibiza. E veshur me shumë stil dhe rrethuar...

Tifozët izraelitë shkaktuan një skandal ndërkombëtar me sloganin e tyre të turpshëm

Tifozët izraelitë, ose më saktë mbështetësit e Maccabi Haifa, shkaktuan një skandal mbrëmë (e enjte) në ndeshjen e tyre jashtë fushe në Hungari, ku...

Skandal në Shkodër/ Gurorja ndot lumin, banorët pa ujë të pijshëm

Banorët e Postribës në Shkodër kanë dalë sot në protestë. As investimi i ujësjellësit një vit më parë nuk ka zgjidhur problematikën e ujit...

Përplasen dy avionë në pistë, anulohen përkohësisht fluturimet

Një incident ka ndodhur në aeroportin e Mançesterit të premten mëngjes, kur dy avionë të linjës easyJet u përplasën në pistë, duke rezultuar në...

Spanja në “luftë” me flakët, raportohet për 7 viktima nga zjarret

Spanja është duke u përballur me 14 zjarre të mëdha dhe autoritetet paralajmëruan të premten se “kushte të pafavorshme” po e bëjnë më të...

Lajme të tjera

Web TV