Meta dekreton 4 ligje: Ofrojnë lehtësira për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e 4 ligjeve të cilat ishin miratuar më herët nga Kuvendi.

Në lidhje me shtyrjen vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike për personat mbi 75 vjeç deri në fund të 2020 Presidenti shprehet se është një lehtësim për qytetarët.

Janë dekretuar edhe ligjet për “Kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë” si dhe “rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”

duke theksuar se qytetarët nga pamundësia prej pandemisë mund të aplikojnë online për të parën, teksa për të dytën tashmë u ofrohet hapësirë e re kohore brenda afatit.

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA

18 korrik 2020

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e 4 ligjeve, që synojnë krijimin e lehtësirave për qytetarët e disa kategorive, në marrjen e shërbimeve.

Konkretisht është dekretuar me shpallje:

1) Ligji nr. 87/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 10.06.2020 ‘Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, ‘Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë’, të ndryshuar’”

2) Ligji nr. 89/2020 “Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, ‘Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë’, të ndryshuar’”.

Të dyja këto nisma, si shtyrja e afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që u përfundon ky afat brenda vitit 2020, ashtu dhe lehtësimi nga detyrimi për shtetas të moshës mbi 75 vjeç për të rinovuar këtë dokument, përbëjnë një lehtësim më shumë për qytetarët në aplikimin dhe pajisjen me letërnjoftimin elektronik, veçanërisht në këtë periudhë pandemie, si dhe reduktojnë kostot për të moshuarit.

Institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa për të informuar qytetarët mbi këto lehtësi.

Lexo edhe :  Elbasani nis festimet për Ditën e Verës, një javë e mbushur me ngjyra, muzikë dhe traditë

3) Ligji nr. 90/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr.46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë””.

Edhe kjo nismë, lehtëson aplikimet e operatorëve ekonomikë, duke mundësuar marrjen e licencave/autorizimeve dhe certifikatave që lëshohen nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve edhe përmes aplikimeve on- line.

4) Ligji nr.91/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 90/2019 “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme””.

Ky ligj ka shtyrë afatin për procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri në 31 dhjetor 2020.

Shtetasit apo subjektet juridike që për shkak të pandemisë, nuk kanë patur mundësinë të aplikojnë brenda afatit, tashmë u ofrohet edhe një hapësirë e re kohore për të kryer rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me vlerën e tregut.  /Ra.My. Fjala.al/

 

 

Të fundit

Zjarri në Urgjencën e re në QSUT/ Dosja hetimore: Dëmi mbi 30 mln lekë

Ekspertiza ka zbuluar mangësi të rënda në instalimin e pajisjeve elektrike. Në dosjen e hetimeve citohet se shkaku determinant i...

Avokati amerikan i Erion Veliaj ndalohet ta takoj në burg

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, Joshua Roberts dhe Danniel Fetterman prej mëse një ore po qëndrojnë jashtë dyerve të burgut në Durrës...

Rutte: Nuk do të lejojmë që të rrezikohet paqja në Bosnje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha në Sarajevë se aleanca mbështet sovranitetin dhe integritetin e Bosnje e Hercegovinës, duke theksuar se nuk...

Gati 300 zjarre brenda tre ditëve në Kosovë,dyshohet se shumica janë shkaktuar nga njeriu

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Genc Metaj, ka deklaruar se situata e zjarreve në Kosovë...

Inflacioni fiksohet në 1.9%/ Ushqimet rriten, shqiptarët nuk kursehen

Inflacioni në muajin shkurt mbeti i pandryshuar, duke bërë që çmimet të rriteshin me të njëjtën përqindje si në janar. Treguesi i ndryshimit të çmimeve...

Lajme të tjera

Web TV