Akuzat e PD/ Lleshaj: Fotot janë fiasko, themeluesit e Lazaratit kanë humbur të drejtën morale për të drejtuar gishtin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas denoncimit të Partisë Demokratike e cila tregonte disa pamje të parcelave me kanabis ka ardhur një reagim dhe nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ai i quan denoncuesit, themeluesit të kryeqytetit europian të kanabisit, Lazaratit dhe sipas tij e kanë humbur të drejtën morale për të drejtuar gishtin ndaj kujtdo në këtë vend

Sipas Lleshajt fotot janë fiasko dhe PD ka për qëllim të dezinformojë publikun.

Postimi i plotë:

Kur Partia Demokratike flet për kanabisin, përkufizimi i hipokrizisë bëhet vetë PD.

Themeluesit krenarë dhe shfrytëzuesit e paskrupullt të kryeqytetit europian të kanabisit, Lazaratit, e kanë humbur të drejtën morale për të drejtuar gishtin ndaj kujtdo në këtë vend për këtë temë, por jo vetëm për këtë!

Dy fotot e publikuara sot nga PD janë jo vetëm një fiasko në aspektin informativ, po edhe një tjetër shembull i radhës së PD nuk i intereson e verteta, po dizinformimi i publikut!

Policia e Shtetit ka shkatërruar prej ditësh jo vetëm dy parcelat në fotot e lodhura të PD, që mesa duket i kanë dhembur ndonjë kultivuesi a lidhjeje biznesore të vetë PD, por edhe dhjetëra parcela të tilla në të gjithë vendin.

Lufta frontale kundër kanabisit e ka shkatërruar në themel të gjithë ngrehinën kriminale të ngritur në vend, që nga kryeqendra në Lazarat, e deri në kthinat më të thepisura të maleve të Shqipërisë.

Sigurisht që ende ka e do ketë kokëshkretë që përpiqen të vijojnë veprimtarinë kriminale. Por shanset e suksesit për ta tanimë janë shumë afër zeros.

Angazhimi frontal i PSH dhe institucioneve të tjera shtetërore e kanë bërë kanabisin në Shqipëri një alternativë pa të ardhme.

Në vitin 2019 në bregdetin italian u sekuestrua sasia më e ulët historike e kanabisit.

Lexo edhe :  Berisha pranon vrasjet e ’21 Janarit’/ Ishte krim shtetëror, u vranë nga armët e shtetit!

Të gjithë treguesit e nivelit të sigurisë në vend dhe ata të rezultateve në luftën kundër krimit, përfshirë kanabisin, janë në nivelet më të mira historike. Asgjë nuk mund të krahasohet me kohën kur vendin e qeveriste lazaratopatia!

Krahasimi i këtyre treguesve me kohën e qeverisjes së PD prodhon diferenca aq të mëdha, sa që vetë krahasimi i ngjan një abuzimi. Në fushën e sigurisë, mund të jesh më mirë nga koha edhe sikur të mos bësh asgjë. Ndaj ne as nuk krahasohemi me trashgiminë e PD dhe as nuk shpërqëndrohemi nga tymnajat e saj dezinformuese.

Lufta për çrrënjosjen përfundimtare të kanabisit vazhdon me intensitet maksimal dhe qytetarët ftohen të kontribuojnë me informacion, pasi kështu secili ndihmon për një Shqipëri më të sigurt.

Ndërkohë, PSH mund ta ndihmojë PD me ndonjë foto tjetër nga operacionet e saj kundër kanabisit, nëse kjo gjë ka vërtet ndonjë vlerë terapike për të.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV