Veliaj: Gati 3 mijë pagesat e dyta cash për të dëmtuarit e tërmetit të nëntorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e fundit e rrënuar nga tërmeti i 21 shtatorit është rindërtuar më e fortë dhe më e bukur për familjen Muça në Njësinë 8. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi çelësin e shtëpisë së re kryefamiljarit, Etmondit.

Kjo është shtëpia e fundit e rindërtuar nga tërmeti i shtatorit. Ai tërmet ishte pak më i lehtë, prishi më pak shtëpi, pati më pak dëme, por është gëzim i madh fakti që në kaq pak muaj dhamë të gjitha pagesat cash dhe i rindërtuam të gjitha shtëpitë. Ëmbëlsirën e lamë për në fund, shtëpia e Etmondit ka dalë një vilë e vërtetë. Është rregulluar edhe bahçja, ka hapësirë 4 dhoma e kuzhinë, me dy banjo”, tha Veliaj.

Veliaj tha se tashmë janë dëmshpërblyer 3000 familjet e para të prekura nga tërmeti i nëntorit, ndërsa theksoi se shumë shpejt do të nisë projekti i rindërtimit të shtëpive që kanë rezultuar të pabanueshme pas tërmetit të dytë. “Për tërmetin e nëntorit ka më shumë pagesa sepse dëmi ishte më i madh. Kemi filluar me shpërndarjen e 3000 pagesave të para. Në Njësinë 8 ka nisur tërheqja e parave në postë.

Nëse qytetarët na japin llogarinë bankare, derdhja do t’u bëhet në bankë. Nëse pëlqejnë ta marrin me kartë identiteti në postë, mund ta marrin cash në dorë. Në disa raste pagesa është më e madhe sesa dëmet që mund të ketë pasur në atë familje, kurse një pjesë e madhe e qytetarëve i kanë mbaruar meremetimet. Megjithatë, duke qenë se dëmi ka qenë real, edhe nëse u tepron diçka, le t’i përdorin për shpenzime sepse jemi në këtë situatë si skemë solidariteti”, vijoi ai.

Veliaj tha se këtë javë do të dëmshpërblehen edhe 3000 familjet e dyta që u prekën nga tërmeti i nëntorit. Ai tha se pasi të gjitha familjet të marrin dëmshpërblimet e tyre, do të vijojë puna me shtëpitë e dëmtuara në zonat rurale dhe më pas, me pallatet në qytet.

Lexo edhe :  Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Do të vazhdojmë me 3000-shen tjetër këtë javë, e mandej me pjesën e tretë dhe të fundit. Ndërkohë, po këtë javë fillojmë me investimet në banesat individuale, fillimisht në zonën e Farkës, pastaj në Baldushk, Zall-Herr, për të mbyllur gjitha zonat rurale. Më tej, fillojmë me infrastrukturën për pallatet”, tha kryetari i Bashkisë.

Deputeti i PS, Ervin Bushati vlerësoi punën e Bashkisë së Tiranës.

Tërmeti ishte i tmerrshëm, shkatërroi shumë prona, mori jetë njerëzish. Kemi edhe një sfidë tjetër si pandemia globale, por treguam se duke qenë bashkë si shoqëri, nëse punojmë, mund t’ia dalim. Faleminderit Bashkisë që ka jo vetëm përkushtimin për të sjellë punë të tilla, por edhe vizionin për të bërë diçka për të ardhmen. Kjo është një shtëpi e së ardhmes dhe Bulevardi është Bulevardi i së ardhmes së Tiranës”

 

 

Bo.Ba/fjala.al

 

Të fundit

Dumani takim zyrtar me Celibashin: Do të godasim krimin zgjedhor

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një takim zyrtar me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit...

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim kompanitë e telefonisë celulare

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur në hetim paraprak kompanitë celulare Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare....

SHBA/ Paralajmërohen stuhi, Kalifornia përgatitet për përmbytje

Autoritetet në Kaliforni kanë lëshuar një paralajmërim për një lumë atmosferik që kërcënon të sjellë reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe përmbytje...

BSH shpjegon qëndrimin e saj: Ekonomia po ecën mirë, normën e interesit nuk e ndryshuam

Ekonomia shqiptare, sipas Bankës së Shqipërisë po performon mirë dhe drejtori i politikës monetare Erald Themeli thotë se për këtë arsye norma bazë e...

Berisha ‘kërcënon” Ramën/ Çanta dhe telefoni im janë minierë ari! Kam 1 milion përgjime

Sali Berisha foli sot para oborrit të Parlamentit, teksa seanca plenare ishte ndërprerë pas kaosit dhe incidenteve në sallë. Ai denoncoi kryeministrin Rama se po i...

Lajme të tjera

Web TV