Mjeku jep lajmin e mirë: Kush është proteina mrekullibërëse që gjendet tek…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i njohur kardiokirurg, prof. Edvin Prifti ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë.

Sipas Priftit shkencëtarët në Romë janë një hap drejt trajtimit të COVID-19.

Ai thotë se kanë zbuluar një proteinë që gjendet në qumështin e nënës dhe shkatërron ARN-në virale duke mos e lejuar kodin gjenetik të virusit të bjerë në kontakt me sistemin imunitar të njeriut.

Postimi i plotë 

Universiteti i La Sapiencës dhe i Tor Vergatës në Romë, demonstrojnë një hap drejt trajtimit të Covid19. Shkencëtarët kanë zbuluar që LAKTOFERRINA mund të jetë çelësi i trajtimit të Covid19. Kjo është një proteine e cila merret nga nëna dhe shpjegon se pse fëmijët infektohen shumë më pak. Laktoferrina gjendet me shumicë në kulloshtrën e nënës. Përveç shumë efekteve mbrojtëse që ka, ajo shkatërron ARN virale dhe nuk lejon transkriptimin e saj, duke mos e lejuar kodin gjenetik të virusit të bjerë në kontakt me sistemin imunitar të njeriut. Një lajm i mirë mbase për tërë njerëzimin dhe një lajm i mire qe zbulimi vjen nga universiteti i La Sapiences ne Italinë fqinje. Kjo me jep kënaqeshin dyfish se është universiteti ku mora një pjese te rëndësishmesh te edukimit tim.
Ky është një tregues qe kura do te gjendet patjetër. Gjithë energjitë e njerëzimit janë fokusuar ne këtë. E rëndësishmesh është qe kjo sëmundje do na mësoje shume. Do na tregoje se kush punon realisht për njerëzimin dhe kush jo! Do tregoje se akademizmi kapitalist i cili nuk nxit kërkimin shkencor ne funksion te njerëzimit por vetëm te tregut dhe pushtetit duhet te marre fund njëherë e mire. Mendoj qe covid19 do te vere piketa te reja për njerëzimin kudo ku ai është. Prandaj edhe reagimi nuk duhet te jete vetëm shkencor por edhe qytetar, moral dhe ligjor. Italia fqinje, universitetet e se cilës po mbrojnë me ngulm thërrmijat e akademizmit puritan dhe atij klasik po i jep leksione gjithë botes mbi te rejat shkencore për trajtimin e Covid19 duke filluar qe nga Tocilizumab qe ishte gjetje e një mjeku nga Napoli, ozonoterapia, dhe tashme laktoferrina. Ky kërkim shkencor i këtij niveli, me financime nga me te reduktuarit ne Evrope, janë arritje te punës vetëmohuese ne shërbim te njerëzimit te këtij populli qe i ka dhëne aq shume këtij planeti. Një shembull për te gjithë ne.

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

U bombarduan nga SHBA, iranianët takim urgjent me Putinin

Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, tha se do të udhëtojë drejt Moskës të dielën për t’u...

Irani paralajmëroi hakmarrje, rrezja e raketave balistike arrin shumë pranë Shqipërisë

Para se Donald Trump të miratonte sulmet ndaj bazave bërthamore iraniane, Republika Islamike kishte paralajmëruar që, nëse një gjë e tillë ndodhte, atëherë do...

Inteligjenca artificiale, mjeku i gjeneratës së re? Rreziqet dhe ndihma që sjell

Një dhimbje koke, një simptomë e panjohur, një dyshim për një sëmundje… kërkimi i parë nuk është më te mjeku por gjithnjë e më...

Kush është Mbreti i Çmendur tani?

Nga Maureen Dowd Ndoshta mbreti i çmendur – ai tjetri – nuk qenka aq i çmendur sa mendonim. “George III është si Abraham Linkolni në krahasim...

Oferta marramendëse nga sheikët për Gjimshitin/ Atalanta merr vendimin për kapitenin

Berat Gjimshiti në këtë verë gjendej përsëri në një udhëkryq, pasi duhej të vendoste nëse dëshironte të ishte përsëri protagonist në nivelet më të...

Lajme të tjera

Web TV