Hamilton “mbret” për herë të 8-të në pistën e Hungaroringut, Ferrari zhgënjen sërish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampioni në fuqi i botës në Formula 1, Ljuis Hemilton, mbizotëroi plotësisht në Çmimin e Madh të Hungarisë dhe korri kështu fitoren e tij të 8-të në pistën e “Hungaroringut”. Piloti i “Mercedes”-it e dominoi plotësisht garën, nga fillimi deri në fund dhe nuk u kërcënua për asnjë çast nga rivalët, duke mbërritur në finish shumë i shkëputur nga ndjekësi më i afërt, Maks Verstapen, që mori shkallën e dytë të podiumit, pavarësisht se përplasi makinën e tij gjatë xhiros së nxemjes.

Hemiltoni po kryesonte i shkëputur me 25 sekonda nga piloti holandez i “Red Bull”-it, por vendosi të bënte një ndalesë të fundit, për të ndërruar gomat dhe për të siguruar edhe pikësh shtesë për xhiron më të shpejtë të garës. Me këtë fitore, britaniku i skuadrës gjermane bëhet i dyti pilot i historisë së Formulës 1 që fiton 8 herë në të njëjtën pistë, duke shkruar kështu emrin përkrah Mikael Shumakerin.

Legjendari gjerman kishte fituar 8 herë Çmimin e Madh të Francës. Ndërkohë, Valteri Botas plotësoi podiumin, duke mbërritur i 3-ti në finish, edhe pse një nisje e keqe bëri që ai të lëshonte vendin e dytë në nisje. Por rezultati i sotëm nënkupton se finlandezi tanimë ia dorëzon kryesimin e renditjes së përgjithshme të pilotëve shokut të tij të skuadrës së “Mercedes”-it, Ljuis Hemilton. Ky i fundit ka grumbulluar 63 pikë pas 3 garave të para, 5 më tepër sesa Botasi.

Piloti i “Racing Point”, Lens Stroll, e mbylli në vendin e 4-t, duke lënë prapa pilotin tjetër të “Red Bull”-it, Aleksandër Albon, ndërsa Sebastian Feteli ishte më i miri i “Ferrari”-t, në vendin e 6-të, pasi shoku i tij i skuadrës, Sharl Leklerk, nuk arriti të hynte në zonën e pikëve, pasi e humbi betejën me spanjollin Karlos Sainz. Ky i fundit do të jetë shok skuadre me pilotin e ri nga Montekarlo, teksa do të drejtojë makinën tjetër të skuadrës italiane për sezonin e ardhshëm.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Endërr e një nate të trazuar gushti

Nga Thoma Gëllçi Këtë nate të trazuar gushti, kur Shqipëria eshte ne flake nga zjarre të qëllimshme e të paqëllimshme,...

Shpërthimi tërbues i vullkanit në Kamchatka! Ndërpriten fluturimet për në Alaska (VIDEO)

Vullkani Krasheninnikov në Kamchatka ka lëshuar një ‘koloni’ hiri tre kilometra të lartë, duke paraqitur një kërcënim potencial për aviacionin vendas. Lajmi u raportua nga Ekipi i...

50 mijë ha të shkrumbuara, Shqipëria, e para në rajon dhe Evropë për sipërfaqen e djegur

Shqipëria është vendi i parë në Rajon dhe Evropë për hapësirën me pyje e shkurre të djegur këtë vit në raport me totalin e...

Bilanci i dëmeve/ Zjarret shkrumbuan 740 koshere, gjedhë e krerë të imta në vend

Flakët që përfshinë vendin nuk kursyen jetën, natyrën, banesat dhe as kafshët e egra apo blegtorinë e banorëve të zonës aty ku zjarret qenë...

Largimi i Jack Grealish, Man. City i beson fanellën me numrin 10-të talentit francez

Manchester City i ka dorëzuar zyrtarisht fanellën ikonike me numër 10 lojtarit të ri Rayan Cherki, pas huazimit të Jack Grealish te Evertoni. Talenti 21-vjeçar...

Lajme të tjera

Web TV