Dua Lipa shpërndan flamurin “autokton”/ Ndizet rrjeti: Është ironike të flasin ata që na kanë dëbuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dua Lipa është një prej këngëtareve më të njohura shqiptare me famë botërore e cila tregon me krenari prej nga vjen.

Nuk kanë munguar kurrë reagimet e saj patriotike për Shqipërinë e Bashkuar dhe mbështejten që i ka dhënë gjithnjë vendit të saj.

Së fundmi Dua ka postuar në ‘Facebook’ një foto të Shqipërisë së bashkuar.

Në këtë foto duket flamuri “autokton” i cili u bë i njohur për të gjithë gjatë ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë.

Në flamur janë pikturuar harta e Shqipërisë me Kosovën dhe Çamërinë në ngjyrë të kuqe me shqiponjën dy krerësh në mes, ndërsa në sfondin e zi të tij janë portreti i Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.

Ndërsa me gërma të mëdha shkruhet: AUTOCHTHONOUS.

Dua Lipa shpjeguar dhe çfarë do të thotë autokton.

“Autokton- mbiemër (për banorët e një vendi) vendas dhe jo të ardhur nga emigrimi apo kolonitë,”– shkroi Dua Lipa.

Por postimi i saj ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale ku personazhe të njohur dhe të panjohur kanë reaguar lidhur me këtë status.

Një reagim i parë në ‘Facebook’ pas postimit të Duas ka qënë i tillë;

“Është ironike që pasardhësit e atyre që na kanë dëbuar nga këto troje ofendohen edhe kur tregojmë ku kemi jetuar në shekuj, lëre pastaj të kthehen njerzit në shtëpitë e të parëve” /Ra.My. Fjala.al/

 

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV