3 orë mbledhje e Këshillit Politik pa konkluzion/Rama:10 minuta pushim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Debate në mbledhjen e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Pjesë e saj ishte edhe numri një i qeverisë por pas 3 orësh mbledhja është ndërprerë me kërkesë kryeministrit.

Burime për mediat bëjnë me dije se asnjë nga palët nuk ka lëvizur nga pozicioni fillestar.

Sakaq mësohet se sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka qenë i prerë sa i takon rishikimit të marrëveshjes së 5 qershorit të dakordësuar mes palëve me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Ai gjithashtu ka përmendur faktin se në dokumentin e dakordësuar është qartazi e shkruar se nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit.

Fjala e plotë

“Kuptuam nga diskutimi i Kryetarit të Partisë Socialiste që qëllimi është të rihapim edhe njëherë diskutimin për përmbajtjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe të bëjnë ndryshime të saj. Drafti i marrëveshjes së 5 qershorit është produkt i një pune të përbashkët 6 mujore, është miratuar dhe nënshkruar me konsensusin e të gjitha palëve, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Ne i qëndrojmë firmës sonë dhe deklarojmë që nuk mund të rishikohet apo rishkruhet asnjë fjalë ndryshe nga ajo që palët kanë dakordësuar dhe nënshkruar bashkërisht. Çështjet që ju shtruat bien në kundërshtim dhe ndryshojnë marrëveshjen e 5 qershorit dhe prishin dakordësinë që ne kemi arritur aty. (nenet 19 dhe 36 të draftit të nënshtruar në zbatim të marrëveshjes së 5 Qershorit)”, citohet të ketë thënë Bardhi. Gjithashtu, në mbledhjet e Këshillit Politik, por edhe gjatë diskutimeve në Rezidencën e Ambasadores së SHBA-së, përfaqësuesi zyrtar i Partisë Socialiste nuk ka dhënë konsensusin për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ka dakordësuar se kjo çështje nuk mund të diskutohet tani, por në një fazë më të vonshme. Ky fakt konfirmohet edhe nga përmbajtja e marrëveshjes së 5 Qershorit, ku specifikohet në shënimin nr. 2 që “nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit”. Sipas pikës 12 të marrëveshjes së firmosur më 5 Qershor ‘12. Hyrja në fuqi: ky shënim është i zbatueshëm për zgjedhjet e radhës’.

Lexo edhe :  Shërbimi sekret serb, 10 vite që përdor "software" të dyshimtë vëzhgimi

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Shkëndija ia del, kuqezinjtë e Tetovës eliminojnë Steauan

Shkëndija shkruan historinë. Kuqezinjtë e Tetovës janë kualifikuar për në raundin e tretë eliminator në Champions League, pasi kanë fituar edhe në ndeshjen e...

Lajme të tjera

Web TV