Me siguri nuk keni dëgjuar asnjëherë për provincën Yangzhou e Kinës. Kjo provincë ka diçka të veçantë që shumë pak njerëz e dinë. Ajo ka 80 milionë banorë dhe vetëm 17 prej tyre janë të varfër. Të gjithë të tjerët janë të punësuar. Madje, prej kohësh në rrugët e qytetit nuk ka asnjë lypës.
Vetëm 17 banorë të provincës bregdetare jetojnë nën kufirin e varfërisë, ose me më pak se 6,000 juanë (863 dollarë) në vit.
“Meritë për këto rezultate është shteti”, kështu shprehen zyrtarë të lartë të provincës. Prej vitesh aty zbatohet një program social, që u mundëson të gjithë të kenë mirëqenie. Banorët që jetojnë në varfëri fitojnë vetëm 863 usd në vit.
Lajmi i publikuar nga “South China Morning Post” për këtë provincë ka shkaktuar shumë reagime në internet. Ku shumica e banorëve në rajone të tjera kanë shprehur skepticizmin e tyre. Sipas tyre, kjo është propagandë qeveritare dhe se në të vërtetë nuk është ashtu. Për shumicën është një utopi.
Por, shifrat flasin në favor të zyrtarëve. Ky rajon është renditur si provinca e dytë më e pasur në Kinë vitin e kaluar. Me gjithë ngadalësimin, ekonomia kineze është ende në rritje me një normë prej gjashtë për qind. /Fjala.al