Dyshimet për trukim të ndeshjes Bylis-Tirana, reagon për herë të parë Duka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur sot për herë të parë për ndeshjen shumë të diskutuar midis Bylisit dhe Tiranës.

Ai takim ngriti dyshime të mëdha për trukim të rezultateve, vuri menjëherë në lëvizje FSHF-në.

Ndërsa ka qenë në Kukës për inspektimin e punimeve në stadiumin e ri “Zeqir Ymeri”, Duka është shprehur se nëse ato dyshime rezultojnë  të vërteta atëherë përgjegjësit do duhet të përballen me pasojat.

“Është një dyshim i fortë për trukim. Nuk jam hetues, më është dukur dhe mua njëlloj si të tjerëve, juristët po mbledhin fakte në bashkëpunim me UEFA-n për të dalë në një përfundim. Me vjen keq që rikthehet ky diskutim, aq më shumë për një ekip që është shpallur kampion. Nëse do të vërtetohet që do të ketë trukime, do të ketë vendimet e merituara për të larguar ketë njollë nga futbolli shqiptar.”– u shpreh ai.

Komisioni i Etikës në FSHF ka bërë dy mbledhje atë ndeshje, ndërsa nesër pritet të mblidhet sërish, ku me shumë gjasë mund të ketë një përfundim paraprak.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Artan Shkeli tregon takimin e fundit me Lamen para se të nisej për në spital

Akritekti dhe një ndër miqtë më të mirë të Tan Lames, Artan Shkreli ka zbuluar takimin e fundit me...

Bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një hotel në Rinas, ku një fëmijë 2-vjeçar, holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i...

Shoferi nuk u hapi telefonin, zbardhen përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit

Zbardhen detaje nga përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit të cilët komunikojnë për një ngarkesë droge dhe vështirësinë për të komunikuar me shoferin...

Rezervat e arit për rendin e ri financiar, SHBA po vepron në heshtje

Ari mbetet simbol i pasurisë, fuqisë dhe stabilitetit, ndërsa SHBA kryeson bindshëm listën globale të rezervave të këtij metali të çmuar. Sipas Këshillit Botëror...

“Urime, Igli!” Presidenti Armand Duka “zyrtarizon” Taren te Milani

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka uruar publikisht Igli Taren për pozicionin e tij të ri si drejtor sportiv i Milanit. Me një postim...

Lajme të tjera

Web TV