“Provokimi” i Pavlopoulos: Shteti grek mbështet helenizimin e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos  deklaroi sot se shteti i tij mbështet kauzën për helenizmin e Shqipërisë.

“Shteti Grek është i gatshëm të mbështesë çdo veprim drejt prosperitetit duke dhënë një mbështetje të përgjithshme për helenizmin e Shqipërisë. Ide të cilën do vazhdojë që ta mbështes pa diskutim edhe në të ardhmen”, theksoi presidenti grek.

Fjalimi i presidentit grek u dërgua në Ambasadën Greke në Tiranë, për 29-vjetorin e krijimit të “DEEMEM-OMONIA”. Ky falim do të lexohet në Tiranë nga ambasadorja greke, Sofia Filippidou.

“Me kalimin e viteve, OMONIA, shpesh në kushte jashtëzakonisht të pafavorshme, ka qenë në gjendje të përfaqësojë në mënyrë të duhur helenizmin e Shqipërisë, duke luftuar për mbrojtjen e të drejtave të tyre të patjetërsueshme themelore”, theksoi Pavlopoulos .

Në të njëjtën kohë, presidenti grek thekson se mbrojtja e të drejtave të pakicave dhe pronave të minoritetit grek është një pjesë integrale e kushteve që vetë BE ka vendosur në Shqipëri në lidhje me kursin e saj evropian.”

Njëkohësisht,  Pavlopoulos  thekson se “Greqia po shikon nga afër çështjen dhe do të ndërmarrë hapat e duhur për të mbrojtur të drejtat e anëtarëve të minoritetit grek “.

Burimi: Protothema.gr   Përshatati: Fjala.al

Të fundit

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në...

Alibeaj: Vetëm Berisha s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

Zgjedhjet përfunduan dhe pritet vetëm certifikimi i tyre nga KQZ, ku PS mori 83 mandate me gati shumicë të cilësuar, PD dhe aleatët ‘madhështorë’...

Britania e Madhe do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe ka njoftuar fillimin e një programi pilot për kastrimin kimik të personave të dënuar për krime të rënda...

I treti më i votuar në diasporë, Murrizi tallet me kandidatët e PD: Bythecë politikë!

Kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Myslim Murrizi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me zgjedhjet e 11...

Berisha ‘mbolli’ Belerin në Greqi, s’mund të ‘korrë’ vota diaspore

Jakin Marena Kryetari i PD Sali Berisha si gjithnjë nuk është pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti, ku koalicioni Për Shqipërinë Madhështore”...

Lajme të tjera

Web TV