Pandemia/Gjermania dhe Greqia ashpërsojnë masat kufizuese për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punëtorët sezonalë shqiptarë, në rast se dalin nga Greqia para 4 gushtit, nuk do të kenë të drejtë sërish të hyjnë në vend. Qeveria greke ashpërson masat, qytetarët me leje qëndrimi, nga data 22 korrik deri në 4 gusht, do të lejohen të hyjnë dhe të dalin nga territori grek vetëm për kalime esenciale.

Gjithashtu, ambasada e Gjermanisë në Shqipëri, për shkak të masave parandaluese antiCovid, njofton mbylljen e zyrës së vizave dhe pasaportave në Tiranë, duke penalizuar mijëra shqiptarë që kërkojnë punësim në shtetin evropian.

Nga Ina Allkanjari

Vendet fqinje ashpërsojnë masat kufizuese me Shqipërinë. Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri dhe risku i përhapjes së infeksionit në vendet fqinje, ka sjellë reagimin e këtyre të fundit duke rritur masat kufizuese në kalimet kufitare. Gjatë ditës së djeshme, qeveria greke, për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive në vendkalimet kufitare, rriti masat kufizuese me Shqipërinë.

Me vendim të kryeministrit Kirijakos Micotakis, u përcaktua se qytetarët grekë dhe çdo qytetar me leje qëndrimi në shtetin fqinj, përfshirë këtu edhe shqiptarët që disponojnë letra të rregullta, nga data 22 korrik deri në 4 gusht, do të lejohen të hyjnë dhe të dalin nga territori grek për kalime esenciale, vetëm nga vendkalimet kufitare Kakavias, Kristalopigis, Evzoni, Promahonas, Nimfeas dhe Kipi.

Zëdhënësi, Stelios Pecas, theksoi se qytetarët që disponojnë leje qëndrimi, turistët apo dhe qytetarët grekë, tani do të duhet të plotësojnë formularin special të hyrjes, Passenger Locator Form (PLF). Zëdhënësi u ndal edhe te punëtorët sezonalë shqiptarë, ku theksoi që në rast se dalin nga Greqia para 4 gushtit, nuk do të kenë të drejtë sërish të hyjnë në vend.

Pecas u shpreh se ky vendim vjen si pasojë e rritjes së rasteve të konfirmuara pozitive me COVID-19, nga testet e bëra sipas përzgjedhjes së rastësishme për një periudhë monitorimi nga 1 deri më 18 korrik. “Javën e kaluar nga 12 deri më 18 korrik, është vërejtur një valë e vazhdueshme e rritur e kalimeve (hyrje-dalje) nga 12 pikat tokësore për hyrje në vend (përveç Promahonas).

Lexo edhe :  SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-Presidentit

Më konkretisht, 20331 kalime nga Shqipëria, 9049 nga Bullgaria (pa Promahonas), 16358 nga Maqedonia e Veriut dhe 4325 nga Turqia” , ka thënë Pecas. Ndonëse shtetasit grekë dhe qytetarët me leje qëndrimi, kanë mundësi dhe liri-dalje me vendet fqinje, zëdhënësi i qeverisë u bën thirrje t’i shmangin udhëtimet në vendet fqinje, një ndër to edhe Shqipëria.

“Theksojmë se koronavirusi është këtu dhe kërkojmë nga të gjithë qytetarët grekë t’i shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e ngarkuara epidemiologjike, siç janë tani ato në Ballkan” , theksoi Pecas.

Gjermania

Greqia nuk është i vetmi shtet i cili ashpërsoi masat kufizuese me Shqipërinë, për shkak të pandemisë COVID-19. Gjatë ditës së djeshme ambasada e Gjermanisë në Shqipëri, përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, njoftoi se për shkak të masave parandaluese antiCovid, ka mbyllur zyrën e vizave dhe pasaportave.

Ndërsa në njoftim theksohet se personat që preken nga ky vendim do të njoftohen për datat e reja. “Prej ditës së sotme, e hënë 20 korrik 2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e vizave dhe e pasaportave të ambasadës gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese.

Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi. Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo facebook-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë edhe Italia kërkoi bllokimin e fluturimeve me Shqipërinë, duke ngritur alarmin për numrin e lartë rasteve me koronavirus të importuara së fundmi nga vendi ynë. Guvernatori i Toskanës, Enrico Rossi, në Itali u shpreh se nga 16 rastet e reja me koronavirus të konfirmuara mes Firenzes, Arezzos dhe Massa Carrara-s, 14 janë shtetas të huaj, nga të cilët 13 janë nga Tirana. Guvernatori u shpreh i shqetësuar për situatën në rajon dhe kërkoi që të ndërhyjë qeveria e, në veçanti, Ministria e Brendshme dhe ajo e Shëndetësisë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV