Kryemadhi: Rama po mban peng reformën zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi sot se LSI është e gatshme të diskutojë çdo propozim për reformën zgjedhore, por sipas saj është kryeministri ai që po mban peng këtë reformë.

Kryemadhi thekson se e sheh me rëndësi krijimin e një pakti kombëtar që të bëjë realizimin e të gjitha reformave nga zgjedhorja tek bujqësia.

“Ne si opozitë jemi të gatshëm për të ecur përpara përsa i përket të gjitha propozimeve të reformës zgjedhore duke menduar që është shumë e rëndësishme mbyllja e detyrave të shtëpisë dhe angazhimi dhe obligimet që ka opozita shqiptare në marrëdhënie me kushtet e Bundestagut dhe ne jemi ta gatshëm dhe kemi qenë të gatshëm që me 1 dhjetor për të paraqitur propozimet tona dhe janë gati sepse në këtë situatë, në të cilën ne po kalonim pas tërmetit jemi në procesin e përgatitjet dhe të vazhdimit më tej.

Por sigurisht ka një njeri, i cili nuk do që kjo gjë të ecë sepse duke mbyllur Reformën Zgjedhore, sigurisht që z. Rama i vjen hapi i dytë i Reformës Zgjedhore që janë zgjedhjet.

Megjithatë ky nuk është problemi ynë. Problemi ynë është që Shqipërisë t’i garantohen hapja e negociatave. Pse e them hapja e negociatave? E them sepse hapja e negociatave është procesi më i rëndësishëm për garantimin dhe ruajtjen e integritetit të Shqipërisë dhe shtetit shqiptar”, deklaroi Kryemadhi. /Fjala.al

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV