Gjiknuri propozon nesër mbledhjen e Këshillit Politik/A do të jetë Rama i pranishëm?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Damian Gjikuri  ka propozuar mbledhjen e Këshillit Politik të reformës zgjedhore për ditën e nesërme në orën 17:00.

Ky vendim vjen menjëherë pas firmosjes së marrëveshjes së sotme mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare ku u dakordësuan për votimin më 23 korrik të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe më 30 të ndryshimeve kushtetuese.

Në fokus të mbledhjes do të jenë pikërisht ndryshimet kushtetuese.

Në këtë mbledhje pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Rama, ndërkohë që pritet konfirmimi nga opozita jashtëparlamentare nëse do të marrë pjesë apo jo.

 NJOFTIMI I GJIKNURIT

Të nderuar koleg,

Sikurse është bërë e ditur publikisht, më lejoni që të ju konfirmoj se Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka miratuar në mbledhjen e sotme (e martë 21 Korrik) projektligjin për amendime në Kodin Zgjedhor, sipas dokumentit të dakordësuar në tryezën e Këshillit Politik.

Gjithashtu, ju informoj se Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka firmosur mbrëmjen e sotme një marrëveshje me përfaqësuesit e grupeve të opozitës parlamentare (Grupi Demokrat; Grupi Demokraci dhe Drejtësi; Grupi i Pavarur) ku dakordësohet mes palëve mbështetja për kalimin në seancën parlamentare të datës 23 Korrik të projektligjit për amendimet në Kodin Zgjedhor, dokument që mori sot mbështetjen nga Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Marrëveshja e cituar më sipër ndodhet bashkëlidhur në këtë e-mail për dijeninë tuaj.

Duke marrë në konsideratë faktin se tanimë është përcaktuar seanca për miratimin e amendimeve në Kodin Zgjedhor, ashtu sikurse ju keni patur kohën e mjaftueshme për të shqyrtuar propozimet e opozitës parlamentare të miratuara tashmë në Këshillin e Mandateve dhe Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore lidhur me ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për sanksionimin e listave të hapura;
propozoj mbledhjen e Këshillit Politik ditën e nesermë ora 17:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve me rend ditë diskutimin mbi propozimet për ndryshime në Kushtetutë sa i takon sanksionimit të hapjes së listave. Nga ana e Partisë Socialiste, përveç meje, si përfaqësues në tryezë do të marrë pjesë edhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.
Në pritje të përgjigjes,

Lexo edhe :  "Miku më i besueshëm i babit", djali i Hashim Thaçit uron Ramën për ditëlindje

Damian Gjiknuri                                      /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV