Muzika ime dhe muzika juaj -Nga Ina Allkanjari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ina Allkanjari
https://youtu.be/Hm61vsQmNmE
Si një gazetare që kam ndjekur prej 9 marsit situatën e krijuar prej COVID-19 në vend, si dhe çdo masë të ndërmarrë për parandalimin e virusit, vendimi i fundit për ndalimin e muzikës, më ka befasuar.

2 ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi vendimin për ndalimin e aktivitetit të klubeve të natës, diskove, lounge-bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre. Gjithashtu, sipas këtij akti normativ, ndalohet muzika pas orës 20:00 në të gjitha mjediset e shërbimeve të çfarëdo lloji.

Kur e lexova për herë të parë njoftimin, më lindën disa pyetje për të cilat, edhe pse kam mbi 24 orë që e rilexoj vendimin dhe deklaratat e zyrtarëve, nuk gjej përgjigje. Pse muzika, dhe pse pas orës 20:00?! Kontradikta lind pikërisht te mungesa e koherencës së këtij vendimi.

Nuk ka provë shkencore, qoftë nga Organizata Botërore e Shëndetit apo nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, që një lounge, disko apo klub me ambient të hapur është vatër me rrezikshmëri më të lartë për transmetimin e Covid-it, sesa baret apo restorantet po me ambient të hapur. Kjo kontradiktë në dukje teorike, i penalizon edhe më tej ekonomikisht këto biznese, si dhe qindra punonjës të tyre.

Për të mos folur për muzikën, siç e cilësoi edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, në koncertin e thirrur më 15 korrik tek amfiteatri i Liqenit Artificial, është ushqim shpirtëror. Spërklat që dolën bashkë me tingujt muzikorë nga këngëtarët që performuan tek amfiteatri, janë të njëjtat spërkla dhe tinguj muzikorë që ndalohen në disko, lounge dhe klube (sigurisht në ambiente të hapura). Vetëm se në koncertin e amfiteatrit muzika kishte producentë zyrtarë, ndërsa në këtë rast, qytetarë e këngëtarë.

Dikush guxoi dhe tha që pentagrami muzikor mbledh turma. Po, e vërtetë! Muzika tërheq njësoj në të gjitha rastet, ashtu siç tërheq një ndeshje futbolli që transmetohet në barin e lagjes, apo kur fitorja në ndeshje kremtohet si titull kampion në sheshin “Nënë Tereza”.

A është mbyllja zgjidhja më e mirë përkundër shtimit të masave dhe kontrolleve antiCovid?! Nëse Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve argumenton se mbyllja e këtyre subjekteve është më e lehtë sesa kontrrolli periodik dhe masat e shtuara, minimalisht nënkupton pamundësinë e deritanishme për t’i kontrrolluar.

Lexo edhe :  Rama mbledh në seli drejtuesit politikë të PS, çfarë u diskutua

Sigurisht, në përshtypje të parë, mbyllja duket si zgjidhja më adekuate, gjithnjë nëse do të shoqërohej me fakte shkencore se COVID-19 ka lënë Infektivin dhe ka krijuar vatër në disko, klube dhe lounge. Po aspekti financiar, askush nuk flet për të! Ministria e Financave “i ka mbyllur hesapet” me COVID-19 që me paketën e dytë të ndihmës ekonomike.

Ndërsa kamerierët dhe banakierët duket se mund t’ia dalin gjatë verës me kursimet nga paga e luftës. Ndërkohë ky vendim prek drejtpërsëdrejti jo vetëm bizneset, por edhe këngëtarët e muzikës live, të cilët e kanë shprehur publikisht kundërshtimin ndaj këtij vendimi. Vështirë të besohet se Aurela Gaçe dhe Elton Deda etj., nuk e duan jetën e tyre apo të publikut që i këndojnë prej më shumë se 20 vitesh. Por a jemi të sigurt që ky urdhër do të zbatohet?!

“E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse Ministria e Shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe”. Kështu reagoi kryeministri Edi Rama, ndaj protestës që u organizua përpara Kryeministrisë kundër këtij vendimi.

Që diskot verore, klubet dhe lounge-t me ambiente të hapura, nuk duhet të ishin rihapur si pjesa me e madhe e bizneseve, shumëkush e mësoi dje. Por çdokush është dëshmitar se ato janë hapur dhe kanë funksionuar normalisht në këta dy muaj. Pse u lejuan?! Dhe këtu flasim për Shqipërinë, jo vetëm për Tiranën.

Sepse në bregdet deri dje, deklarata e kryeministrit nuk pasqyronte realitetin. Shumëkush është dëshmitar, po ashtu, se ndërsa në Tiranë mbahen të mbyllura dhe, madje, gjobiten ato biznese që guxojnë të hapin pishinat, në jug të Shqipërisë duket se COVID-19 nuk qarkullon nëpër pishina.

Atëherë sa të sigurt jemi që ky vendim do të jetë i njëjtë për të gjithë dhe do të funksionojë?! Nuk ka siguri, për aq kohë sa e njëjta muzikë ligjore, ndryshe këndon në Tiranë dhe ndryshe jashtë saj, ndryshe këndon në veshin tuaj dhe ndryshe këndon në veshin tonë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë

Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lartë, pjesë e përpjekjeve të autoriteteve...

Gjermania që ne njihnim është zhdukur

Së fundi mora një makinë me qira në Las Vegas, isha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbuluar zgjedhjet. Agjenti në sportel...

Nëse i thani rrobat në shtëpi, sigurohuni që të merrni këto bimë

Ekspertët pohojnë se ajo heq në mënyrë të sigurt mykun dhe pluhurin nga shtëpia Shkencëtarët nga NASA kanë ndarë një listë të bimëve që besohet...

Media gjermane/ Artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara, i tërheq mbrapsht

"BurdaForward GmbH", kompania mëmë e portalit ‘Focus online’, rrëzon si të gabuara dhe të paautorizuara dy shkrime të lidhura me Shqipërinë dhe Portin e...

Çmim i kripur/ Ja sa ka kushtuar fustani në daljen e fundit të Bora Zemanit

Përveçse është një nga moderatoret më të njohura dhe të përfolura, Bora Zemani shpesh di të rrëmbejë vëmendjen edhe me veshjet me të cilat...

Lajme të tjera

Web TV