Gjiknuri i përgjigjet Opozitës së Bashkuar: Konfirmoni praninë tuaj sot në Këshillin Politik, çështja është konkrete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik i është përgjigjur e-mail-it të Opozitës së Bashkuar për mbledhjen ditën e nesërme ose të premte me disa pika të caktuara në lidhje me zgjedhjet.

Gjiknuri deklaron se nuk bëhet fjalë thjesht për çështjet e mbetura po për një çështje shumë konkrete, dhe kërkon konfirmimin e pranisë në mbledhjen e sotme.

Reagimi i Gjiknurit:

“Të nderuar kolegë

Jemi dakord të takohemi edhe të enjten edhe të premten dhe në çdo kohë që ju e gjykoni të arsyeshme sepse koha është shumë e çmuar në kushtet kur Kuvendi ka një vendimmarrje të rëndësishme në 30 Korrik.

Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për çështjet e mbetura po për një çështje shumë konkrete, prandaj edhe njëherë ju lutem të konfirmoni praninë tuaj për sot në orën 17:00 pasi opozita parlamentare e ka konfirmuar ndërkohë.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj ju mirëpresim në ora 17:00. Damian Gjiknuri”
Ka.Li/fjala.al

Të fundit

“Zogjtë” e Metës, afrohen te PS/ Pojana jep “lajmin”: Tani drejtoj njësinë numër 8

Hemoragjia e nisur nga ish-Lëvizja Socialiste për Integrim drejt Partisë Socialiste, vijon edhe me Partinë e Lirisë. Klevi Pojana, një...

UEFA merr vendimin historik!/ Euro 2027 U-21 organizohet në Shqipëri dhe Serbi!

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) mirëpret vendimin e sotëm të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që i jep të drejtën Shqipërisë të jetë një nga...

Arriti në fundjavë kuotën e 100 lekëve, euro humb sërish terren, ja me sa këmbehet

Një euro këmbehet sot në tregun valutor për 99 lekë. Në raport me fillimin e vitit 2024, kur monedha europiane këmbehej me 103.4 lekë,...

Skiatorja Lara Colturi garon në dy disiplina në Botërorin e Austrisë

Më datat 4-16 shkurt, në pistën e Saalbach, në Austri, do të zhvillohet Botërori 2025 në sportin e skive. Një event i rëndësishëm ku për...

Shqipëria në vitin 2024 me numrin më të ulët në Ballkan të azilkërkuesve të huaj

Shqipëria ka numrin më të ulët në vendet e Ballkanit Perëndimor të të huajve të parregullt që hynë në vend dhe u referuan në...

Lajme të tjera

Web TV