Milan rinovon me Piolin, me të qëndron dhe Ibra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shkarkoje Stefano Piolin pas rezultateve të ndeshjeve të fundit do të dukej si gabimi më i madh.

Pas karantinës për shkak të Covid-19, Milan u rikthye i frikshëm dhe ia doli te merrte rezultate shumë të mira, duke mposhtur skuadrat më të forta të Serisë A.

Klubi kuqezi i Italisë ka rinovuar kontratën me trajnerin, i cili tashmë do të jetë në krye të stolit të Milan deri në vitin 2022.

Kjo marrëveshje është bërë publike nga vetë klubi kuqezi me anë të një komunikate për mediat.

Ndërsa pas rinovimit të Piolit pritet të qëndrojnë në krye të Milanit edhe pjesa tjetër e stafit drejtues, Maldini-Massara.

“Jam i lumtur dhe krenar për këtë besim që kam marrë nga Milan. Dua të falënderoj të gjithë, përfshi këtu edhe fansat. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur, të jemi një skuadër e vërtetë. Nëse vazhdojmë në këtë rrugë do të jemi akoma më shumë konkurrues”,-tha Pioli pas konfirmimit të tij në krye të Milan.

Ndërsa ky rinovim duket se mund të ndikojë edhe te vendimi i Zlatan Ibrahimovic. Suedezi e vlerëson shumë Piolin dhe mendohet se kjo mund të sjellë edhe rinovimin e tij.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

A mundet shteti të jetë më i fortë se shoqëria?!

Nga Ben Andoni Shoqëria shqiptare nuk po ia del dot me korrupsionin, pasi besimi në institucionet e saj morale ka...

Kompania e cila po kërcënon punëtorët me pushim nga puna nëse nuk MARTOHEN!

Një kompani me bazë në provincën Shandong të Kinës tërhoqi vëmendjen e zyrtarëve qeveritarë pasi kërcënoi të pushonte punonjësit e saj beqarë dhe të...

Xhelozia “po i fut në dhe’”/ Gjesti dhe Egli kërkojnë ndihmë nga produksioni

Debatet mes Eglit dhe Gjestit janë kthyer në shqetësim për të dy banorët. Fakti që Gjesti zëvendësoi në shtrat Eglin me Rizartën, bëri që...

Parashqevi Simaku rikuperohet plotësisht? Elton Ilirjani jep lajmin e mirë

Elton Ilirjani, shqiptari i cili sfilon në pasarelat e modës dhe ka marrë përsipër të ndihmojë këngëtaren Parashqevi Simaku, para pak orësh ka njoftuar...

Kandidati nga diaspora që garon në Primaret e PD për Tiranën

Ethem Aga, një figurë nga diaspora që jeton dhe punon prej vitesh në Francë, ka shpallur kandidaturën e tij për Primaret e Partisë Demokratike...

Lajme të tjera

Web TV