Publikohen fotot/ Tentoi të rekrutojë anëtarë të MEK, kush është iraniani i shpallur “non grata”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në iranian i dyshuar për veprimtari agjenturore kundër muxhahedinëve në Shqipëri është dëbuar nga autoritetet tona.

Danial Kassara do ti ndalohet hyrja në vendin tonë për 15 vitet e ardhshme. “Fjala” ka siguruar foto të 29-vjeçarit iranian, i cili ka edhe nënshtetësi italiane, pritet do të dëbohet nga vendi ynë, pasi dyshohet se është agjent i infiltruar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane.

Burime nga anti-terrori i thanë gazetës “Fjala” urdhri për dëbimin e tij është firmosur nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj me vendim nr.172. Në orët në vijim ai pritet që të dërgohet drejt Italisë.

Sipas burimeve që “Fjala”, ka siguruar nga antitetrrori, 29-vjeçari Danial Kassrae është shfaqur shpesh herë në kampin e Muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Për llogari të shtetit të Iranit, Kassrae ka tentuar të rekrutojë ish-anëtarë të MEK apo anëtarë aktual të kësaj organizate.

Aktualisht 29-vjeçari ndodhet në një kamp në Vorë dhe pritet që të dëbohet në orët në vijim.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët...

Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin e ushtrisë dhe armatimet. Pasi...

Rinumërimi i votave, në kuti nuk gjendet djalli!

Nga Sebi Alla Ndërsa janë rinumëruar rreth 40 për qind të votave të qarkut Tiranë, rezultatet nuk ndryshojnë, as në mandate, por as edhe në...

Iran-Izrael, a ka rrezik rrezatimi në Shqipëri?

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj objekteve të ndjeshme në Iran, qytetarët kanë ngritur shqetësime për rrezikun e mundshëm nga rrezatimi....

Shpërdorim në tendera, GJKKO dënon 3 zyrtarë të Bashkisë Kurbinit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar 3 zyrtarë të Bashkisë së Kurbinit për shkelje tenderash dhe falsifikim dokumentesh. Në...

Lajme të tjera

Web TV