Tenderi për mobilimin e bibliotekës/Zhupa: Veliaj e anuloi se letrat e çonin për ndjekje penale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar pas anulimit të tenderit nga bashkia e Tiranës, për mobilimin e bibliotekës në Kombinat e cila është në një ndërtesë e cila është shpallur e pabanueshme dhe do të shembet.

Këtë rast e denoncoi Zhupa para pak ditësh, ndërkohë që thekson se arsyeja e marrjes së vendimit për anulimin e tenderit nuk është ajo që ka deklaruar Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, por për shkak se letrat e çonin për ndjekje penale.

Zëdhënësja e PD-së thekson se do vazhdojë të mbrojë interesat e qytetareve te Tiranes dhe të nxjerrë çdo fakt e provë se si e keqmenaxhon Tiranen Veliaj.

Postimi i plotë në rrjetet sociale:

Veliaj kryemashtruesi, pas demaskimit publik ka anulluar tenderin per mobilimin e bibliotekes inekzistente te Kombinatit.

Kryebashkiaku i emeruar, paska dale dje ne keshillin bashkiak edhe e ka mbrojtur medemek do merrte mobilim per nje vend fantazem qe biblioteka ende ska. Por ne relacionin teknik sic mund ta shikoni ne tender e ka te caktuar edhe godinen ekzistuese edhe arsyet e mobilimit qe skishin lidhje me realitetin.

Vetem nje mashtrues serial i kapur ne shperdorim mund te vazhdoj te mashtroj publikun me pallavra edhe pse ne fakt e ka anulluar se letrat e conin per ndjekje penale.

Une do vazhdoj te mbroj interesat e qytetareve te Tiranes, cdo ore edhe cdo dite, te nxjerr cdo fakt e prove se si e keqmenaxhon Tiranen, sesi e ke kthyer ne beton, ke paralizuar qytetin dhe mendon vetem per oligarket dhe pasurimin tend.

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/inazhupaPD/posts/4109515192453189?__tn__=-R

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV