Apolonia mund 2-1 në finale Kastriotin, është fituese e Kategorisë së Parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është një titull simbolik, që mbart vetëm një vlerë të tillë, pasi, në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra, dy skuadrat e kanë arritur synimin madhor, që ishte sigurimi i vendit midis më të mirave të futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm. Megjithatë, Apolonia është shpallur fituese e këtij edicioni të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, qp njihet si Kategoria e Parë, pasi mundi në finale fituesin e grupit A, apo grupit të Veriut, të kësaj veprimtarie, Kastriotin.

Fierakët, që erdhën si fitues të grupit B, apo grupit të Jugut, triumfuan me rezultatin 2-1 në finalen e luajtur të mërkurën në mbrëmje në Stadiumin “Elbasan Arena”. Skuadra e trajnerit Artan Merxhushi kurorëzon kështu në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin 2019-2020. Në duelin final, të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, si skuadra Merxhushit, ashtu edhe ajo e homologut Ramadan Ndreu, prodhuan shumë raste.

Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura, Ajazi rrëmben topin, driblon portierin e Apolonisë dhe realizon pa probleme me portën e boshatisur, 4 minuta para fundit të pjesës së parë. Por gëzimi i krutanëve zgjati 4 minuta. Një harkim i devijuar nga mbrojtja e Kastriotit erdhi si dhuratë për Mihanën, i cili shënoi lehtësisht me kokë. Dhe ishte Ajazi, i cili pati realizuar golin për Kastriotin, ai që ndëshkoi ekipin e tij në minutën e 67-të, duke shtyrë gabimisht topin në portën e skuadrës së tij.

Pavarësisht përpjekjeve për ta rihapur ndeshje, Kastrioti nuk ia doli të baraspeshonte takimin dhe Apolonia merr me vete në shtëpi trofeun e fitueses së kësaj veprimtarie të futbollit shqiptar.

Lexo edhe :  U diagnostikua me kancer agresiv, boksierja ndahet nga jeta vetëm 2 javë pas martesës

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV