Topalli konfirmon për “Fjala.al”: Po, takova ambasadoren Yuri Kim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Takimi është zhvilluar larg vëmendjes së mediave në një nga lokalet e zonës së ish-Blllokut.

Topalli ka konfirmuar për “Fjala.al” takimin me diplomaten amerikane, pa dhënë më shumë detaje rreth takimit në fjalë.

Mësohet se në fokus të diskutimit ka qenë situata politike në vend dhe veçanërisht situata brenda Partisë Demokratike, ku Topalli ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj ndaj kreut të kësaj force politike, Lulzim Basha.

Siç njihet ndryshe si “Zonja e Hekurt”, kujtojmë se Jozefina Topalli është një nga emrat e propozuar nga dega e PD-së Shkodër si kandidatë për deputete në zgjedhjet e ardhshme, por me shumë mundësi nuk do ta pranojë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV