Ekskluzive/Mërgjyshi: Superiorja ka “muzikë” tjetër, por Apolonia do të ketë “ansamblin” e duhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artan Mërgjyshi është një nga trajnerët më të spikatur të brezit të ri në futbollin shqiptar dhe ai ka korrur të martën një sukses të madh në karrierën e tij, duke siguruar edhe trofeun e fituesit të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategorisë së Parë, pasi skuadra e tij, Apolonia, mundi në duelin final të dy fitueseve të grupeve përkatëse, Jugut dhe Veriut, Kastriotin, me shifrat 2-1. Më herët, skuadra fierake pati korrur një sukses edhe më të madh, pasi pati siguruar vendin midis më të mirave të futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm.

Dhe, duke folur posaçërisht për Fjala.al, Mërgjyshi i është rikthyer edhe një herë finales me krutanët. “Unë mendoj se ne e merituam finalen dhe e fituam atë, – ka thënë kryeqytetasi i stolit të myzeqarëve. – Nuk shkëlqyem, sidomos në pjesën e parë, ku luajtëm pak si të ndrojtur, edhe për faktin se shumica e lojtarëve tanë janë të rinj dhe e kishin si finalen e tyre të parë, trofeun e parë dhe kishin pak më tepër përgjegjësi se ç’duhet. Por, sidoqoftë, në pjesën e dytë, ishim më agresiv, më të saktë, ushtruam më shumë presion dhe nuk e lamë kundërshtarin të dilte në lojën e vet.”

“Sulmuam dhe shënuam dhe mund të shënonim përsëri, – ka vijuar 52-vjeçari analizën e tij. – Ishte një fitore krejtësisht e merituar, ishte një sezon i shkëlqyer dhe ishte qershia mbi tortë ky trofe dhe ia dedikoj të gjithëve, tifozëve të Apolonisë, klubit dhe këtyre djemve të mrekullueshëm që kanë punuar me shumë dëshirë dhe me shumë optimizëm që nga fillimi.” Megjithatë, si një ish-lojtar dhe njohës i mirë i futbollit shqiptar, trajneri i Apolonisë e ka të qartë që ngjitja një nivel më lart mbart edhe përgjegjësi dhe pritshmëri të tjera, e për rrjedhojë, kërkesa të tjera.

Lexo edhe :  Ambasada Amerikane radhit çastet e rëndësishme të vitit që po mbyllet

“Është e vërtetë që Kategoria Superiore ka tjetër “muzikë” dhe nuk është se ne nuk kemi elementët e duhur, por na duhet të shtojmë organikën, – ka vijuar Mërgjyshi në prononcimin e tij të posaçëm për Fjala.al. – Ne kemi besim tek lojtarët tanë, të cilët i kemi përgatitur dhe u kemi dhënë mundësi të aktivizohen edhe sivjet, por, sidoqoftë, duhet të përforcohemi në organikë, pasi intensiteti i lojës në Superiore, shpejtësia e lojës është më e madhe dhe duhet patjetër të kemi edhe alternativa të bollshme, por edhe cilësore për stolin.”

“Kështu që ne e dimë se ku duhet të ndërhyjmë, po punojmë me klubin dhe besoj që jemi në rrugën e duhur”, – ka përfunduar trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi, i cili, në më shumë se disa raste, është rikonfirmuar në detyrën e trajnerit nga presidenti i klubit fierak, Koço Kokëdhima. Në fakt, vetë suksesi i arritur me skuadrat e moshave, ku Apolonia ka spikatur me arritjet deri në finale apo triumfet aty, janë një ogur i mirë për fierakët dhe për Mërgjyshin, pasi shërbejnë si një bazë e shëndoshë për suksesin dhe qëndrueshmërinë e klubit, brenda dhe jashtë fushës së blertë./Fjala.al/

 

Të fundit

Rriten temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 5 janar 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet  nga moti i kthjellët dhe vranësira të...

Horoskopi ditor, 5 Janar 2025

Dashi Pritet qe jeta ne çift te mos ketë as problemin me te vogël gjate kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mire me partnerin tuaj dhe...

Ekspertët e sigurisë paralajmerojnë: NATO nuk eshtë gati për nje luftë

NATO nuk është gati për një luftë brutale në Arktik me Vladimir Putin, kanë paralajmëruar analistët. Pavarësisht stërvitjeve masive të NATO-s në rajon, trupat do...

Meloni me ‘mision sekret’ në SHBA: Do të takojë Trump, por nuk dihet pse

Mision sekret për Giorgia Melonin në SHBA. Kryeministrja italiane u nis drejt Shteteve të Bashkuara për të takuar presidentin e zgjedhur Donald Trump. Një takim...

SHBA, funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt...

Lajme të tjera

Web TV