Meta: Prekjet e njëanshme të Kushtetutës janë të papranueshme, ftesa L.B e I.M dhe Haxhi Qamilit do i vinte turp

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar mazhorancën se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës është e papranueshme dhe do marr përgjegjësinë e duhur nëse dikush ka kaluar jashtë realitet.

Kreu i shtetit sqaroi më tej edhe faktin se pse ka folur ne disa raste kundër diplomateve te huaj.

“Jam i qartë dhe më duket se kam sqaruar se çdo prekjeje e njëanshme e Kushtetuese, pasi e dini që janë formalisht 120 deputetë dhe 82 legjitimë, është e papranueshëm. Kjo është përpjekje për të asgjësuar shtetin e së drejtës. Dhe do marr përgjegjësinë e duhur nëse dikush ka kaluar jashtë realitet, dhe do të vijë brenda realitetit shumë shpejt, kur parlamenti vepron në përputhje me Kushtetutën, është legjitim. Kur vepron ndryshe, nuk është legjitim. Këtë u’a ka thënë dhe Venecia. Shqipëria është në një situatë ku kemi në Kuvend një parti. Për sistemin zgjedhor vendohet në përputhje me kushtetutën dhe me traditën që ne kemi. Rregullat e garës nuk vihen nga një maxhorancë për interes të maxhorancës. Pasi kjo bëhet në diktaturë. S’kam qenë kundër diplomatëve. Po sa herë që diplomatë karagjozë tallen dhe nënë në dyshim qëndrimet e presidentit, është e drejtë e tij që t’i thotë popullit shqiptar të vërtetën. Ky është raporti i president, me të gjithë partnerët ndërkombëtar. Raporti i presidentit është raport i vendosur për t’u shërbyer integrimit.”, tha Meta.

Duke komentuar ftesën e kryeministrin Rama për këshillin politik Meta e konsideroi atë aspak serioze ndërsa shprehu gatishmërinë e tij për të dhënë mendim në rast se ftohet zyrtarisht.

“Nuk ftohet Presidenti në këto të këshillit politik me gjëra të tilla kaq të shëmtuara e jo serioze, si twitteri këtu që ‘I.M nëse dëshiron pas L.B etj etj..”.

Lexo edhe :  Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë

Nëse dikush do mendimin e Presidentit fton zyrtarisht, sikundër ftoi presidenti e zyrtarisht kryeministrin vjet për të gjetur një dakordësim për zgjedhje gjithëpërfshirëse. Nëse anëtarët e këshillit politik duan që Presidenti të jetë atje është i gatshëm të shkojë atje dhe të japë mendim për një proces shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Po këto ftesa kështu L.B dhe I.M dhe OP edhe Haxhi Qamilit do i vinte turp, do tregonte më shumë respekt për institucionet.” tha Meta

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV