Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi se maxhoranca ka refuzuar të diskutojë për propozimin e Opozitës së Bashkuar për hapjen e listat e hapura 100% dhe mosndryshimin e formulës për koalicionet edhe pse ata i kishin propozuar dhe modele.
Ai i bëri thirrje mazhorancës që të reflektojë dhe se kjo çështje duhet të trajtohet vetëm në Këshillin Politik.
“Opozita e Bashkuar bëri të qartë qëndrimin e saj. Nëse do të shkohet drejt hapjes së listave duhet të hapen 100% me kusht që formula aktuale kushtetuese dhe ligjore e koalicioneve dhe për ndarjen e mandateve të mos ndryshojë. Ajo që është fare e qartë për shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtare, Edi Rama dashurinë e fundit për lista e hapura e ka vetëm një alibi për të hequr koalicionet zgjedhore. për t’u bërë të pamundur zgjedhësve që të mos japin votën individuale për parti të veçanta. Farsë për Edi Ramën që të ndryshojë rregullat e garës për kundërshtarët e tij.
Kërkuam të shprehej përfaqësuesi i maxhorancës, refuzoi në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë mbledhjes. Edhe pse i dhamë modelet se ku ekzistojnë në Evropë modeli i koalicionit që Shqipëria e ka prej 17 vitesh, Belgjika, Holanda, Danimarka, Italia, Letonia edhe në Greqi është aplikuar. Janë modele të vendeve nga është marrë. Nëse nuk i duket model maxhorancës diçka qe ka funksionuar, gjithë kjo përpjekje e Edi Ramës është për të vrarë mundësinë e partive politike për të garuar në liri të plotë. Presim na maxhoranca të reflektojë. Është çështje e KP, duhet trajtuar në Këshillin Politik. Çdo lloj përpjekjeje e maxhorancës dhe Edi Ramës për të turbulluar një gjë kaq të qartë është e kotë”, deklaroi Bylykbashi.