Apeli i Sazan Gurit: Hiqni dorë nga shezlloni dhe zhytuni në rërë, ja përse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambientalisti i njohur Sazan Guri, iu ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që të mos shtrihen në shezlone kur shkojnë në plazh, por të qëndrojnë në rërë se shëron sëmundjet .

Guri tha se duke mos u shtrirë në zhezlone, njerëzit edhe kursejnë lekë, edhe shmangin shtrirjen në një vend ku më parë është shtrirë dikush tjetër, si dhe se rëra është shumë kurative.

“I bëj thirrje të gjithëve që të mos frekuentojnë shezlonet, se edhe lekë kursen edhe nuk shtrihesh aty ku është shtrirë më parë dikush tjetër, edhe ke rërën, çfarë e do shezlonin? Ku ka më mirë se sa të shtrihesh të zhytesh në rënë. Është kurative. Një herë një mjek i huaj mori disa njerëz, pacientë që vuanin nga sëmundje të ndryshme, dhe i lyu me rërë e baltë kurative, dhe i vendosi të bënin aerobi. Më pas ata u shëruan, i shëroi rëra, ata kujtonin se i shëroi aerobia.

Deti shqiptar për shkak të larmishmërisë së shkëmbinjve, që janë në pjesën malore të Shqipërisë, Shqipëria ka aq male sa po ta shtrish, është sa Gjermania… Të thuash të vësh doreza e maskë në plazh, kur ka një rërë që vret sëmundjet… Kjo rërë që është e verdhë, e bardhë, andej nga Shëngjini, rëra jonë plus që është 70 metër dhe shputa zhytet në këmbë, kjo rërë shëron të gjitha sëmundjet. Qytetarë hiqni dorë nga ulja në shezlon, zhytuni në rërë, 30 minuta deri në 1 orë në ditë ecje në rërë të thatë”, tha Sazan Guri në “Zonë e Lirë”./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Rudina Hajdari: Berisha është e shkuara, duhet të dorëhiqet

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi...

Zvicër, skiatorët gjenden të pajetë në mal, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Zvicër, ku pesë skiatorë kanë humbur jetën. Shërbimet e urgjencës ishin "alarmuar" një ditë më...

Incidenti në Mitrovicë, kreu i Policisë: Në qafën e serbit ishte vendosur bojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media pas incidentit të ndodhur në veri të vendit, ku njësitë...

Në Shqipëri nuk ka as tren bullgar, as tren kinez

Nga ARTUR AJAZI PD-ja futi një term aspak të kuptimshëm këto zgjedhje. Nuk e shpalosi gjatë fushatës, por e përdori ditën e votimit, dhe veçanarisht...

U arrestuan teksa drekonin, gjykata lë në burg Xhevdet Plakun dhe 5 të tjerë

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masave te sigurisë për 7 personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor "Emigma", zhvilluar të enjten e...

Lajme të tjera

Web TV