Meta – ambasadorëve: Rama të tërhiqet nga ndryshimi i Kushtetutës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Blerina Gjoka 

Në selinë e Presidencës ka pasur një trafik lëvizjesh diplomatike gjatë ditës së djeshme. Presidenti Ilir Meta priti disa ambasadorë të vendeve të BE-së për të diskutuar mbi situatën politike në vend. Kreu i shtetit në këtë takim ka ngritur alarmin se ndryshimet kushtetuese po ndodhin në mënyrë të njëanshme. Ai tha se i ka siguruar ambasadorët se do të dekretojë menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor, në respekt të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit. Ndërsa për sa u përket ndryshimeve kushtetuese dhe hapjes së listave, të propozuara nga opozita parlamentare dhe të mbështetura nga kryeministri Edi Rama, presidenti u ka thënë diplomatëve se “çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjësojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë”. Qëndrimin e tij presidenti ua ka dhënë të shkruar diplomatëve të huaj. “Ky Parlament nuk gëzon legjitimitet politik. Më e rëndësishmja, ky Parlament me vetëm 122 deputetë nuk e ka kuorumin e duhur kushtetues të 140 deputetëve. Miratimi ndryshimeve kushtetuese me shpejtësi, pa pasur një proces shterues, si asnjëherë më parë, përmes një parlamenti të kontestuar dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, minon rendin kushtetues, stabilitetin dhe përfaqësimin demokratik.” thuhet në një dokument të cilin Meta ua ka dorëzuar në anglishte përfaqësuesve diplomatikë.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë edhe një tjetër argument përse, sipas tij, nuk është momenti të ndërhyhet në gur-themelin e shtetit. “Një numër i konsiderueshëm kushtetutash evropiane ka ndalesa për sa i përket kohës se nuk ndërhyhet në kushtetutë, gjatë kohës së luftës, emergjenca apo situata të ngjashme. Kushtetua shqiptare në mënyrë eksplicite ndalon ndryshimet kushtetuese gjatë pasjes së masave emergjente. Megjithatë, ky parlament prezantoi iniciativën e ndryshimeve kushtetuese gjatë kohës kur janë në fuqi masat e emergjencës, duke synuar datën 30 korrik 2020 për miratimin e ndryshimeve”, thekson presidenti Meta. Më pas, në një konferencë për shtyp, ai ka paralajmëruar një rol të madh të presidentit në zgjedhjet e ardhshme. “Presidenti nuk merr pjesë në zgjedhje. Roli i presidentit si kryetar i shtetit është mjaft i rëndësishëm, veçanërisht në një situatë që ka të bëjë me interes të madh publik, për një proces të diskutueshëm për të cilin ekzistojnë shumë kushte që janë të domosdoshëm për t’u plotësuar, në mënyrë që Shqipëria të çelë negociatat me BE-në. Duke ditur që për pak muaj do të shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve, është e rëndësishme që presidenti të marrë të gjitha masat kushtetuese ligjore dhe të bëjë gjithçka në mënyrë transparente, për të parandaluar keqpërdorimin e institucioneve të shtetit. Do të kemi shumë akte në këtë drejtim, që do jenë tepër transparente dhe do të kemi disa taks-forca. Roli i presidentit do jetë si asnjëherë tjetër më parë”, deklaroi Meta. Kreu i shtetit më pas ka thirrur në takim kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të cilit i ka kërkuar të vazhdojë punën në Këshillin Politik, në frymën e konsensusit, duke mos rënë pre e asnjë provokimi./Fjala.al/

Lexo edhe :  Bizneset shqiptare përdorin Inteligjencën Artificiale më shumë se rajoni dhe BE-ja

 

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV