Dorëzohet Takaj: Nuk ka shanse që të luajmë në Evropë, për Dajën do të flasim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka luftuar deri në fund, duke synuar mbase të mbajë lart moralin e “trupave të tij”, por më në fund edhe ai është dorëzuar, teksa jo vetëm matematika, por edhe arsye të tjera jashtë mundësive të klubit, i kanë mbyllur edhe për një vit tjetër dyert e Evropës për Skënderbeun. “Nuk ka shanse që të luajmë në Evropë”, ka deklaruar Presidenti i Skënderbeut, Artan Takaj, teksa skuadra korçare po mbyll një tjetër sezon, i 4-ti nga dënimi 10-vjeçar i UEFA-s.

“Për këtë vit duket se nuk ka fare gjasa që të shkojmë në Evropë”, – ka pohuar kreu i klubit korçar, duke folur para barazimit pa gola që skuadra e tij arriti të premten në Stadiumin “Elbasan Arena” përballë Kukësit, në takimin e vlefshëm për javën e parafundit të këtij sezoni të Kategorisë Superiore. – Për shkak se vendimi i Gjykatës Federale të Zvicrës (ku Skënderbeu ka apeluar vendimin e UEFA-s) po zgjat shumë dhe po na prish planet për sa i përket sezonit të ardhshëm.”

Një pohim i tillë ngre edhe pikëpyetjen tjetër, atë të hipotezës së kalimit të përfolur të trajnerit Ilir Daja tek Partizani. “Kjo është në varësi, është i Skënderbeut, – ka deklaruar Takaj, duke folur lidhur me këtë çështje. – Ashtu i kemi marrëdhëniet me Ilir Dajën. Nëse do të biem dakord do e lëmë të iki. Ai është i Skënderbeut dhe, nëse ka një vendim pozitiv nga Gjykata Federale e Zvicrës, nuk lëviz Ilir Daja nga Skënderbeu, këtu ua siguroj unë.”

Takaj ka vijuar të përgëzojë edhe kampionen e sapokurorëzuar, Tiranën. “Unë jam president i Skënderbeut, kënaqem kur e marrin titullin sportivisht siç e mori Tirana, – ka thënë ai. – Ta gëzojë. Nuk ia mori askujt. E meritonte titullin këtë vit si asnjëherë tjetër.” Vetë Daja ka pohuar gjatë javëve të fundit se e ardhmja e tij varet nga vendimi i Gjykatës Federale të Zvicrës, por nuk e ka mohuar se, në rast të një vendimi negativ, ai do të rishikonte pozicionin e tij në stolin korçar.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

SPAK mbyll hetimet për të akuzuarit e operacionit “Revanshi”, publikohen akuzat

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka komunikuar akuzat për anëtarët e 7 grupeve kriminale, që u...

Ish-gjyqtarja e Elbasanit Fetahu kërkon të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore

Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu e akuzuar në dy dosje hetimore të SPAK për lidhje me dy organizata kriminale, vëllezërve Çopja dhe atë të...

Toyota kryeson shitjet globale të automjeteve për të pestin vit radhazi

Toyota Motor vazhdoi të kryesojë shitjet globale të automjeteve për të pestin vit radhazi, pavarësisht nga një rënie prej 3,7 për qind në njësitë...

Zbulohet virusi i ri Sindbis në Spanjë, transmetohet nga mushkonjat

Shkencëtarët spanjollë kanë zbuluar një virus të ri të transmetuar nga mushkonjat, virusin Sindbis, i cili nuk është fatal, por shkakton simptoma të tilla...

Petro Koçi: Presion për ata që duan të vjedhin vota, Berisha kundër drejtësisë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë e cilëson pozitive ngritjen e një Task Forcë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), për krime zgjedhore. Në një...

Lajme të tjera

Web TV