Pezullimi i gjyqtarit Luan Daci, ja kush do ta zëvendësojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas pezullimit të gjyqtarit Luan Daci ditë e djeshme, Kolegji i Posaçëm i Apelimit hedh shortin për të zgjedhur zëvendësuesin e tij në çështjet e lëna pezull.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se në vijim të vendimit të djeshëm të Mbledhjes së Gjyqtarëve për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Luan Daci, u hodh shorti për zëvendësimin e tij në trupin gjykues që do të shqyrtojë çështjen që i përket subjektit të rivlerësimit prokurorit Fatmir Lushi.

Pas hedhjes së këtij shorti, gjyqtari Luan Daci u zëvendësua nga gjyqtare Ina Rama.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz

“Ju bëjmë me dije se për këtë arsye, seanca gjyqësore në dhomë këshillimi u ndërpre, për t’u zhvilluar në datën 08.09.2020, ora 9.30”, bën me dije KPA.   /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Policia Rrugore bën kërdinë, 3300 gjoba në një javë

Gjatë javës së kaluar, Policia Rrugore ka vendosur 3313 gjoba në të gjithë vendin për shkelje të ndryshme rrugore. Akset...

Erion Braçe: Formalizimi do rrisë çmimet, kam 6 vjet që flas dhe më kundërshtoni

Deputeti Erion Braçe ka reaguar lidhur me aksionin e ndërmarrë sot për goditjen e rasteve të tregtimit pa faturë të qumështit dhe bulmetit. Përmes...

Në gjendje të rëndë dhe e intubuar, 17-vjeçarja mbërrin te Spitali i Traumës

17-vjeçarja e cila u soll e plagosur nga familjarët në spitalin e Vlorës, ka mbërritur në spitalin e Traumës. Sipas burimeve, 17-vjeçarja është në gjendje...

Direktiva e Ramës, dorëhiqen 7 administratorë të njësive në Gjirokastër

Shtatë administratorë të njësive administrative në Bashkinë e Gjirokastrës kanë paraqitur dorëheqjen nga detyra. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë bashkisë, sipas të cilave...

A po vjen paqja e shumëpritur? Senatori amerikan jep shpresa: Po afron një “pikë kthese”

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë. Senatorët Richard Blumenthal dhe Lindsey Graham, duke u shfaqur në...

Lajme të tjera

Web TV