Xhumaja e vyer e Etleda Çiftes, të pandehurës së rradhës së “Vettingut”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Pas Luan Dacit dhe Ardjan Hajdarit, një nga kimisioneret e “Vettingut” që i ka ngecur koka në derën e SPAK-ut, është Etleda Çiftja. Kjo e fundit rezulton të jetë marë e pandehur për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Deklarimit të remë të pasurisë”.

Komisionerja Çiftja nuk ka pranuar akuzat e prokurorisë, por njëherësh ka kërkuar gjykim të shkurtuar, duke preferuar të zgjidhë çështjen në tavolinë.

Fitoren në tavolinë në një ndeshje futbolli, ta jep ose një Arbitër ose një kimision i posaçëm i institucionit ku zhvillohet ndeshja. Dhe në fakt ndeshja juridike mes SPAK dhe komisioneres, Etleda Çiftja, synohet të zgjidhet pikërisht në tavolinën e gjyqtarit Erion Bani, i cili me sa duket do kthejë ditën e Xhuma (të Premten), në një ditë të vyer për komisioneren.

Xhumaja pritet të jetë ditë feste dhe harreje për komisioneren Çiftja, e cila me vendimin e pafajësisë nën sqetull, ka shumë gjasa ti drejtohet plazheve të bukura të jugut, për tu thekur në diellin përvëlues të Gushtit.

Erion Bani ka qenë subjekti që është gjykuar në KPK nga Etleda Çiftja, e cila ka miratuar kalimin e gjyqtarit në Shkallën e Parë. Megjithëse gjyqtar Bani, ka kërkuar dorëheqjen nga kjo çështje, titullarja e gjykatës, ka vendosur të mos pranojë kërkesën e tij për dorëheqje.

Dhe e njëjta gjë, ka ndodhur edhe kur prokuroria ka kërkuar përjashtimin e Erion Banit nga gjykimi i Etleda Çiftes, pasi ka konflikt të pastër interesi. Por sërisht kërkesa e prokurorisë është rrëzuar. Madje u rrëzua dhe një kërkesë tjetër, ajo e palëve kallëzuese, të cilat sipas gjyqtar, Banit nuk duhet të lejoheshin të mernin pjesë në gjykimin e seancës paraprake që zhvillohej ndaj komisioneres Etleda Çiftja.

Lexo edhe :  Shqipëria, destinacioni me rritjen më të lartë për turizmin

Tani meqënëse të dyja kërkesat si e Banit dhe ajo e prokurores Millonai, u rrëzuan, në datën 29 korrik, ditë e Xhuma, nuk na ngelet gjë tjetër veçse të shikojmë dhe duartrokasim rrëzimin e pretencës së akuzës, për dënimin e Etleda Çiftes dhe deklarimin e saj të pafajshme. Kjo është marrëveshja që Etleda Çiftja, dyshoj se ka bërë me gjyqtarë të SPAK, në ditën e fundit të tyre në punë.

Pasi pikërisht ditën e Xhuma, zyrtarisht gjykata, prokuroria dhe KPK-ja marin pushimet verore të gushtit dhe kërcasin dhe ikin në plazh.

Erion Bani, u zgjodh nga shorti elektronik për ti kthyer borxhin Etleda Çiftes dhe njëherësh për të dhënë pafajësinë vyer për të në xhumanë e fundit të punës.

Të fundit

Torino mposht pastër Milanin në shtëpi, kuqezinjtë zbresin me “këmbë në tokë”

Milani “ul këmbën nga gazi” në këtë fund sezoni, kur nuk ka më asnjë objektiv për të arritur. Skuadra...

Bashkim në perversitet!

Nga Mero Baze Për të kuptuar dilemat që kanë opozitarët tanë dhe dilemat që ka familja Berisha, mjafton të dëgjoni dialogun mes Flamur Nokës, idiot...

REL: Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve të huaj

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do...

Rithemelimi ‘thumbon’ qeverinë: Po favorizon “miqtë importues”

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reguar ashpër lidhur me rritjen e akcizës për...

“Jam totalisht i thyer”/ Afrona e pyet nga vijnë ndarjet, ja si përgjigjet Blero

I ftuar në një program televiziv, ka qenë këngëtari i njohur ish konkurent në BBVK Blero Muharremi. Ai edhe pse ka qenë shumë i vetëpërmbajtur...

Lajme të tjera

Web TV