“Më pëlqeu në pamje”/Avniu: Si më mashtroi kosovarja, kishte 5 fëmijë me burrin e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan Ndryshe nga çdo puntatë tjetër, ditën e sotme, rubrika “Shihemi në Gjyq” nuk u zhvillua në studion e së Dielës Shqiptare, por në zyrën e ndërmjetëses Eni Çobani, aty ku edhe fillon çdo seancë ndërmjetësimi.

Avniu rrëfeu në program historinë e tij të dashurisë, e cila nuk shkoi aspak si ai e kishte menduar.

Në Shtator të vitit 2019, një person i çon një ftesë në Facebook.  Ajetja ishte nga Kosova, por jetonte në Amerikë. Ata filluan të flisnin me njëri-tjetrin dhe Avniu tregon se gjatë bisedave me të, ai mori vesh që ajo kishte qenë e martuar, por ishte divorcuar.

Fillimisht Ajetja i kishte thënë që kishte vetëm një fëmijë, por më pas me kalimin e ditëve i kishte treguar se nuk kishte një, por pesë fëmijë nga martesa e saj.

Pavarësisht se nuk ishte treguar e sinqertë, Avniu pranoi të vazhdonte bisedën me të dhe ajo i kishte premtur se do takoheshin kur të vinte në Kosovë.

Takimi u bë me insistimin e vazhdueshëm të Avniut dhe pas takimit të tyre të parë Avniu e mori në Durrës ku e prezantoi me familjen e tij. Pas disa ditësh vendosën të martohen, por gjërat nuk shkuan ashtu si ai do dëshironte.

Ajetja shkon në Kosovë me arsyen se kishte disa punë, i mbyll telefonin dhe pas disa ditësh Avniu merr vesh se ishte kthyer në Amerikë.

Avniu: Në Shtator të 2019-ës dikush më ka bërë ftesë në adresën time në Facebook. Një femër, e kam pranuar, kam biseduar. Më ka thënë jam një femër nga Amerika. I thashë ç’ne adresën time, unë nuk të njoh dhe nuk më njeh?

Eni Çobani: Pra ishte dëshira e saj për t’u lidhur me ju?

Avniu: Po! Më tha të kam parë emrin, më ka pëlqyer që shkruaje mirë, shpërndaje shumë gjëra të mira dhe prandaj. Thashë mos është një provokim, se unë kam kaluar disa gjëra. Jo tha të betohem. E pranova.

Eni Çobani: Atëherë filloi miqësia mes jush?

Avniu: Po, ajo jetonte në Amerikë. E kam pyetur çfarë familje ke? Në rradhë të parë më ka thënë jam e martuar, por e divorcuar, kam një djalë.

Eni Çobani: Ajo kishte qenë e martuar apo vazhdonte të ishte e martuar?

Avniu: Jo kishte qenë e martuar!

Eni Çobani: Tani ishte e divorcuar?

Avniu: Po e divorcuar me kohë! E pyeta më tha kam një fëmijë, mbas disa ditësh më tha kam 2 fëmijë, mbas disa ditësh më tha kam 3 fëmijë, mbas disa ditësh më tha kam 4 fëmijë, mbas disa ditësh më tha kam 5 fëmijë. Thashë nuk ka problem, nuk e tregove si gjë, por nuk ka problem.

Eni Çobani: Pra në çdo ditë ajo shtonte fëmijët sipas jush?

Avniu: Po! Kishte 5 fëmijë, marshalla i kishte si drita.

Eni Çobani: Ju sapo u prezantuat me një zonjë që ishte nëna e 5 fëmijëve?

Avniu: Po!

Eni Çobani: Ju ishit i kënaqur për këtë, e pranuat?

Avniu: Po e pranova, më pëlqeu dhe në pamje me thënë të drejtën, por e sinqertë aspak kjo femra. Flisja çdo ditë, unë kot i thosha se ajo nuk kishte ngelur ta ruaja ose ta mbroja unë. Ku je sa i thoja më bllokonte telefonin, më bënte bllok, pas 2-3 ditësh e hapte.

Eni Çobani: Kur filloi njohja juaj?

Avniu: Në Shtator të vitit 2019-ës.

Eni Çobani: Deri në çfarë momenti ju e ndërpretë komplet si komunikim?

Avniu: Në Janar! Pastaj më tha gjallë a vdekur unë do vij në Kosovë .

Lexo edhe :  Skandali i CV-ve trondit politikën/ Japin dorëheqjen pas falsifikimit të diplomave

Eni Çobani: Ishte nga Kosova?

Avniu: Po! Më tha kurdo që të vij në Kosovë do të takoj patjetër. E prita 3 muaj, më tha unë do nisem. U nis ka ardhur në Kosovë, nuk më ka pritur, i kam shkruajtur pafund, i kam thënë ku je? Kushedi sa sms i kam shkruajtur, s’më ka kthyer përgjigje, pastaj në fund më tha nuk kam ardhur.

Avniu: E kam respektuar jashtëzakonisht zonja Eni. Ajo lloj lloj fjalësh ndaj meje, unë vetëm dashuri ndaj asaj.

Eni Çobani: Ti e doje?

Avniu: Jashtëzakonisht se dhe me pamjen e asaj, ndoshta ajo kishte të bënte që unë u dashurova shumë.

Eni Çobani: Pra ti i ke plotësuar gjithçka zonjës?

Avniu: Gjithçka! Më tha pastaj dua të iki në Kosovë. I kam thënë rri ca ditë.  Jo tha se kam punë të tjera.

Eni Çobani: Kur e mori këtë vendim, pra në ç’moment vendosi që të kthehej në Kosovë?

Avniu: Të nesërmen!

Eni Çobani: Të nesërmen e martesës?

Avniu: Po!

Eni Çobani: Pra ju nuk arritët ta konsumoni të themi martesën?

Avniu: Po!

Eni Çobani: Ku qëndruar të martuar? Tek prindërit tuaj apo morët një banesë?

Avniu: Jo tek prindërit e mi, tek motra ime, tek njerëzit e mi!

Eni Çobani: Pastaj çfarë vendosi?

Avniu: Unë e përcolla se tha do shkoj. Më tha ti nuk ke për të ardhur me mua, se shkoj vetëm. Unë i thashë do të çoj atje ku të kam marrë, pastaj unë kthehem. E kam përcjellë me zor. Shkuam në hotel, ndjenjëm një natë aty!

Eni Çobani: Në Gjilan?

Avniu: Po në Gjilan tek hoteli që e njihte kjo. Në mes të natës e merr nje person në telefon!

Eni Çobani: Mashkull?

Avniu: Po! I thashë hape telefonin nuk ka problem. Tha nuk të intereson ty me kë flas unë dhe çfarë bëj unë. E fiku telefonin dhe tha ti nesër të çohesh herët të ikësh për në Shqipëri, se të ikën autobuzi. I thashë ti mos u merr me mua, se unë rri dhe jashtë nëse ti nuk më do këtu. Qoftë edhe se nuk kam lekë për hotel, unë do rri jashtë, por prapë do të takoj.

Eni Çobani: Cili është dyshimi yt për këtë marrëdhënie?

Avniu: Ajo më ka thënë se nëse ti tregon martesën tonë, lidhjen tonë…

Eni Çobani: Pra ajo nuk donte ta bënte publikun marrëdhënien me ty?

Avniu: Aspak!

Eni Çobani: Ju thoni që u martuat apo jo, martesë fetare?

Avniu: Po me zemër, me shpirt ishim martuar ne. Ajo duhet të pranonte gjithçka, përderisa unë e kam pranuar.

Eni Çobani: Pastaj çfarë ndodhi?

Avniu: Të nesërmen ika për në Shqipëri, 3-4 ditë më ka bllokuar telefonin.  Kam shkuar dhe njëherë, meqë do ikte në datë 5 Shkurt në Amerikë thashë të shkoj ta takoj.

Eni Çobani: Ti prapë e doje?

Avniu: Po jashtëzakonisht, unë lekët borxh duke shkuar tek ajo. Kam shkuar në Gjilan, orë e minutë mesazhe pa fund. I lexonte nuk më thoshte as se të pres, as se mos u nis. Asgjë. Më la gjithë natën jashtë në Gjilan,nuk ma ka hapur telefonin. Unë u ktheva dhe kam marrë vesh që ajo ka ikur në Amerikë, pastaj ka njoftuar njerëzit e mi, nipin tim që do mendohem njëherë./tvklan.al

Të fundit

“Mi vranë se pinë ujë”, shpërthen në lot pronari i kuajve që u qëllua me çifte në Llogara

Ksenofon Konomi, pronari i tufës me kuaj të qëlluar disa ditë më parë në malin e Llogarasë, ka folur...

Dominon Koreja e Jugut/ Tregu shqiptar “ngopet” nga importi, bie numri i makinave

Tregu i automjeteve duket se arriti ngopjen në vitin 2025, teksa importet e makinave të vjetra dhe të reja shënuan rënie në 5-mujorin e...

Fringe i Edinburgh-ut me familjen: pesë shfaqje për fëmijë

Një krijesë e çuditshme në formë tubi që lëviz me jetë, zogj mahnitës për foshnjat dhe një interpretim plot gëzim i Uliksit së James...

Përmbytjet godasin Japoninë, mbi 3 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë

Autoritetet japoneze u bënë thirrje të hënën miliona njerëzve të evakuohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa shirat  e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje toke...

Video/ Karkaleci i afrohet te qafa, Jennifer Lopez bëhet virale në rrjet me reagimin!

Një moment i papritur gjatë koncertit të Jennifer Lopez në Almaty tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe u bë mjaft virale në rrjet. Ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV