Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Lufta ndaj kanabisit/Veliu takon drejtuesit vendorë: Policia të jetë në terren, të ndëshkohet çdo përgjegjës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu së bashku me Tonin Vocajn dhe Aida Hajnajn kanë takuar ditën e sotme drejtorët e drejtorive vendore Elbasan, Tiranë, Durrës e Korçë dhe shefat e komisariateve, ku kanë zhvilluar një analizë të situatës së kanabisit në Shqipëri.

Mësohet se Ardi Veliu i ka porositur që këtë periudhë gjithë Policia e Shtetit duhet të jetë në terren për të luftuar kanabisin dhe se aty ku konstatohet kultivimi kanabisi duhet të nxjerrë çdo përgjegjës i çdo institucioni.

Ndërkohë që ai ka theksuar dhe se shërbimi ndaj qytetarëve është prioritar dhe ka kërkuar rritje të performancës së Policisë në këtë drejtim

Njoftimi i plotë:

Antikanabisi/Tiranë, Elbasan, Korçë, Durrës

Takim rajonal për intensifikimin dhe thellimin e masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv/Drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Gjovalin Loka, zhvilloi një analizë ku morën pjesë drejtorët e drejtorive vendore Elbasan, Tiranë, Durrës e Korçë dhe shefat e komisariateve.

Drejtori i Përgjithshëm Veliu ka vlerësuar punën e deritanishme dhe ka kërkuar thellim të masave duke intesifikuar veprimet në terren dhe në marrjen e informacioneve.

Kjo në radhë të parë në bashkëpunim me qytetarët dhe me institucionet e agjencitë ligjzbatuese që ligji i ngarkon me përgjegjësi për të luftuar këtë veprimtari kriminale.

Veliu theksoi se nuk do tolerohet asnjë drejtues policie e deri te punonjësi më i thjeshtë, në rast se do ketë neglizhencë apo implikim, ndaj në ditët në vijim duhet të shtohen kontrollet në territor.

“Periudha që ka mbetur është periudhë që e gjithë Policia të jetë në terren e jo në zyra. Të nxirrni përgjegjësitë dhe atje ku janë konstatuar raste të kultivimit të ndëshkohen personat përgjegjës, qoftë nga radhët e Policisë, pushteti vendor, kryepleqtë e fshatrave, inspektorët e pyjeve e të cilitdo institucion që ngarkon ligji me përgjegjësi”, – shtoi Veliu.

Lexo edhe :  “Qarkullimi rrugor në nivele shqetësuese”, eksperti: Problem përdorimi i telefonit

Ai porositi që me dronët dhe helikopterin e Policisë çdo ditë duhen ushtruar kontrolle e rikontrolle territori.

Grupet e kontrollit nga toka të kontrollojnë imtësisht territorin, banesat e braktisura, tunelet, serat e çdo vend tjeter.

Policia Kriminale të intensifikojë veprimet në drejtim të marrjes së informacioneve për personat me tendencë kriminale”, – nënvizoi Drejtori i PSH.

Gjithashtu ai porositi të shtohen kontrollet për goditjen e krimeve mjedisore.

Veliu kërkoi më shumë angazhim në drejtim të rritjes së parametrave të sigurisë, me prioritet zonat bregdetare, kapjen e personave në kerkim, atyre që qarkullojne me armë apo me lëndë narkotike.

Drejtori u ndal edhe në intensifikimin e punës për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Veliu ka theksuar se shërbimi ndaj qytetarëve është prioritar dhe ka kërkuar rritje të performancës së Policisë në këtë drejtim.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Vatikani i Tiranës

Nga Lutfi Dervishi Vendit ku katoliket, ortodoksët dhe myslimanët ulen kembekryq për të pirë raki, vendit ku festat fetare dhe...

‘Çmendet’ moti/ Stuhia e dëborës ‘pushton’ këtë vend, bllokohen rrugët

Reshjet e pazakonta të borës sot shkaktuan probleme të mëdha në rrjetin rrugor të Afrikës së Jugut, ku në mesditë me orën lokale njerëzit...

Formimi i Shtetit Bektashi

Nga Andi Bejtja Puna për krijimin e Shtetit Bektashi në periferi të Tiranës ka nisur me shpejtësi marramendëse. Dhe ka filluar pikërisht nga përzgjedhja...

Vendet më të shtrenjta në BE

Visual Capitalist ka analizuar diferencat e çmimeve në vendet e Bashkimit Europian, duke përdorur të dhëna nga Eurostat. Çmimet relative u përcaktuan nga paratë e...

Rama niset drejt Nju Jorkut, ja arsyeja

Udhëheqës nga mbarë bota ndër ta edhe kryeministri Rama do të marrin pjesë në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara që fillon punimet këtë...

Lajme të tjera

Web TV