Zhupa: Rama mori në mbrojtje Blendi Gonxhen, në vend që ta pyes ç’do Loku tek zyra e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa akuzon kryeministrin Edi Rama, se sipas saj ai ka marrë në mbrojtje drejtorin e DPSHTRR-së, Blendi Gonxhen, të cilin e akuzon se ka marrë para publike për një kompani transporti që ai ka në posedim dhe se i ka shtuar vetes tre kategori patentash.

Sipas Zhupës, kreu i qeverisë i bëri sot reklamë Gonxhes për të treguar që nuk ka ndërmend ta shkarkoj por e promovon si modelin e babëzisë edhe korrupsionit që duhet të arrijnë edhe rilindasit e tjerë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se në vend që Rama ta mbronte, pse nuk e thërret Gonxhen në zyrë e ta pyes çfarë do Loku tek zyra e Gonxhes përditë?

Postimi i plotë:

Gjenerali i ushtrisë së rilindjes mori në mbrojtje ushtarin e tij të kapur në shkelje të rënda ligjore, në abuzim me detyrën dhe konflikt interesi.

Rama sot i bëri reklamën Gonxhes për të treguar që nuk ka ndërmend ta shkarkoj por e promovon si modelin e babëzisë edhe korrupsionit që duhet të arrijnë edhe rilindasit e tjerë, të cilët mund të jenë më poshtë në këto “arritje”.

Është aq shembullore drejtoria e Blendi Gonxhes së Ramës, sa që drejtori merr vete 3 kategori lejesh drejtimi shtesë në 1 muaj pa kurs, tek vartësit e tij, duke shpërdoruar detyrën. Aq shembullore sa që drejtori merr para nga buxheti për kompaninë e tij të transporteve, edhe është autoriteti që jep gjithë sherbimet, lejet, targat, licensat që i duhen kompanisë së tij.

Në vend që Rama ta mbronte sot, pse nuk e thërret Gonxhen në zyrë e ta pyes cfarë do Loku tek zyra e Gonxhes përditë?

Ushtari Gonxhe mesa duket i ka dhënë pjesën e tij përherë gjeneralit Rama nga paratë që i zhvat nga taksat e qytetarëve edhe nga rryshfetet. Kur faktet flasin qartë për shkeljet e Gonxhes, Rama zgjedh të shikoj gishtin-godinat.

Lexo edhe :  Parashikimi i motit për sot, 27 maj 2025

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/inazhupaPD/posts/4133059783432063?__xts__[0]=68.ARBo6EmYRTCzxxjmHQSe6beSix8V0ZM_7jbBgGlzIpoLYNXGAYoED-c8U2I28-svn9nkx5Klr84NTLtMGWiMzhfrZb-vcRkVJi2qlIvXqs_XIXv4bMUvgi2M_ZDs10gwGE49ZjljVGftlip559YRP977Eb3w6FDf-9_NfMPpyjkE1aqP4KDVp4WdVGVR2IqE1STtDTLNwXTVDCu5-2Xr6elwQ4B4DZXdGu0vlkoo3KcSfmsXAkI4PG9OFpLFfNqtWaVj2JSayRJOQ6o0NQwWozEa3MCdtEavLjN1T-qoSac1fo1IkPYbdVb0Usr0tPsKYz9j_4wC-NedIiB06ToTt_zivRY&__tn__=H-R

Të fundit

Spitali për kafshët dhe spitali për njerëzit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova se në Shqipëri ishte ndërtuar një nga spitalet më të mëdha në Europë për kafshët,...

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Policia e Fierit njofton planin e masave për turin e 82-çiklistik, ja rrugët që bllokohen

Policia e Fierit ka njoftuar se ditën e nesërme do të merren masa për garantimin e sigurisë rrugore dhe mbarëvajtjen e etapës së fundit...

SHBA mesazh tjetër për politikën: Vetëm me ata që punojnë

Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e Zëvendës Sekretarit të Shtetit Christopher Landau në Asamblenë Parlamentare të NATO-s 2025, duke theksuar se Shtetet e...

Lajme të tjera

Web TV