Zbardhet takimi i opozitës së bashkuar me ambasadorët: Nuk biem pre e provokimit, jemi të angazhuar për dialog

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur takimi mes opozitës së bashkuar dhe ambasadorëve të akredituar në Tiranë.

Zyra e shtypit të PD-së ka shpërndarë njoftimin duke zbardhur takimin e plotë mes opozitës dhe ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së në të cilin thuhet se  opozita informoi ambasadorët e SHBA dhe BE mbi qëndrimin e saj lidhur me Reformën Zgjedhore dhe veprimet e njëanshme që ka ndërmarrë Kryeministri Rama për prishjen e konsensusit të arritur me Marrëveshjen e 5 Qershorit, për të cilën të dy Ambasadorët kanë qenë garant.

 

“Opozita e Bashkuar theksoi se logjika e “faktit të kryer” që përdor Kryeministri Rama është një përpjekje e vazhdueshme për të minuar dialogun politik mes palëve dhe cënon besimin tek partnerët ndërkombëtarë, të cilët, në mënyrë të përsëritur, po bëjnë thirrje për dialog, duke theksuar se gjithëpërfshirja është standard botërisht i pranuar për realizimin e Refomës Zgjedhore. Opozita e Bashkuar garantoi se nuk do të bjerë pre e këtij provokimi, duke vazhduar të jetë e angazhuar për dialog dhe për të ruajtur arritjen e konsensusit dhe Marrëveshjes së 5 Qershorit, që është kyç për stabilitetin, demokracinë dhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë në BE.” -thuhet në deklaratë

Deklarata e Plotë:

Opozita e Bashkuar, me kërkesë të saj, zhvilloi sot një takim me Ambasadorët e SHBA dhe BE për t’i informuar mbi qëndrimin e saj lidhur me Reformën Zgjedhore dhe veprimet e njëanshme që ka ndërmarrë Kryeministri Rama për prishjen e konsensusit të arritur me Marrëveshjen e 5 Qershorit, për të cilën të dy Ambasadorët kanë qenë garant.

Duke i falenderuar Ambasadorët për rolin e tyre gjatë punës 6 mujore, të përbashkët të palëve në Këshillin Politik, Opozita e Bashkuar bëri të qartë se ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës ndryshon elementët bazë të sistemit zgjedhor, bie ndesh me Marrëveshjen e 14 Janarit, minon Marrëveshjen e 5 Qershorit, është në kundërshtim me Rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias, si dhe zhbën ligjin e miratuar më 23 Korrik nga Kuvendi në përputhje me marrëveshjen e 5 Qershorit.

Lexo edhe :  Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta diplomati dhe publicisti i njohur shqiptar (Emri)

Opozita e Bashkuar theksoi se logjika e “faktit të kryer” që përdor Kryeministri Rama është një përpjekje e vazhdueshme për të minuar dialogun politik mes palëve dhe cënon besimin tek partnerët ndërkombëtarë, të cilët, në mënyrë të përsëritur, po bëjnë thirrje për dialog, duke theksuar se gjithëpërfshirja është standard botërisht i pranuar për realizimin e Refomës Zgjedhore. Opozita e Bashkuar garantoi se nuk do të bjerë pre e këtij provokimi, duke vazhduar të jetë e angazhuar për dialog dhe për të ruajtur arritjen e konsensusit dhe Marrëveshjes së 5 Qershorit, që është kyç për stabilitetin, demokracinë dhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë në BE.

Të fundit

BE: SHBA po nis përplasjen. Ironia e Scholz: Mbrojmë demokracinë nga armiqtë e saj

Europa iu është përgjigjur deklaratave të zevendespresidentit amerikan JD Vance se demokracia dhe vlerat themelore te kontinentit janë në...

Shefi i NATO-s: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se Evropa duhet të rrisë shpenzimet e saj. Kreu i aleancës e mbajti fjalimin në Konferencën e...

Kur daton dhe çfarë mesazhi përcjell “Dita e Ndërgjegjësimit për Beqarët”?

Më 15 shkurt, Dita e Ndërgjegjësimit për Beqarët na kujton se nuk ka asgjë të keqe të jesh beqar. Në fakt, një ditë pas...

U shtrua në spital pas probleme shëndetësore, si paraqitet gjendja e Papa Françeskut

Papa Françesku,  i shtruar në Gemelli për një infeksion të traktit respirator, “pushoi gjithë natën dhe nuk pati asnjë episod shqetësues, shkruajnë mediat italiane. Testet...

Rama: Shqipëria s’do të marrë refugjatë nga Palestina

Kryeministri Edi Rama gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, mohoi lajmet që sipas të cilave qeveria amerikane do të dërgojë refugjatë nga Palestina në...

Lajme të tjera

Web TV