Yuri Kim, ambasadorja amerikane në vendin tonë ka reaguar pas arrestimeve të bëra në kuadër të hetimeve për dosjen 339, e cila u finalizua me prerjen e 22 urdhër arresteve.
Mesazhi i ambasadores Kim
Puna e SPAK për çështjen 339 fillon të zbulojë lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet. Edhe një gur!
Bazuar në provat e administruara nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u caktuan sot masat e sigurimit personal për 22 shtetas, të cilat janë ekzekutuar nga policia gjyqësore dhe konkretisht “Arrest në burg” për 11 shtetas, “Arrest shtëpi” për 8 shtetas dhe “detyrim paraqitje” për 3 shtetas.
Ka.Li/fjala.al