De Biazi: Napoli nuk duhet ta lërë Hysajn të ikë, ka ende për të dhënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është mysafir i rregullt në mediat italiane, e për më tepër, kur në diskutim janë lojtarët shqiptarë të Serisë A. Trajneri italian, por edhe me pasaportë shqiptare, Xhovani De Biazi, që kualifikoi për herë të parë Shqipërinë në fazën finale të një veprimtari madhore futbollistike siç Evropiani i vitit 2016 në Francë, ka folur rreth ekipit të Napolit dhe për mbrojtësin shqiptar që aktivizohet aty, Elseid Hysaj.

Shkodrani duket se është rikthyer në formë nën drejtimin e trajnerit Xhenaro Gatuzo, ku gjeti edhe golin e parë me napoletanët fundjavën e kaluar. Nisur nga kjo, De Biazi mendon se Napoli do gabojë nëse e largon Elseid Hysajn. “Po të isha tek Napoli nuk do ta largoja, – ka deklaruar De Biazi, i pyetur nga mediat italiane. – Ai është ende i ri dhe mund t’i japë ndihmë të rëndësishme skuadrës.”

Ndërkohë, ish-trajneri i Shqipërisë, tanimë i Azerbajxhanit, ka folur edhe aventurën e Napolit në Ligën e Kampioneve të Evropës. “Kundër Barcelonës, Gatuzo mund të bëjë diçka historike me Napolin, – ka thënë De Biazi. – Mes fitores dhe humbjes ekziston një vijë ndarëse shumë e hollë, prandaj Gatuzo nuk duhet ta ulë përqendrimin e skuadrës. Lojtarët duhet të jenë të vëmendshëm, sepse sezoni nuk ka përfunduar ende.”

Elseid Hysaj ishte titullar të martën për Napolin në sfidën e humbur me shifrat 0-2 në fushën e Interit, në takimin e vlefshëm për javën e 37-të të Serisë A. Kjo humbje e ndërlikon edhe më tepër pozitën e Napolit sa i përket vendit në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm, pasi skuadra e Gatuzos ka mbetur prapa Milanit në luftën për vendin e 6-të. Husaj u aktivizua për 84 minuta në humbjen me Interin.

Të fundit

Befasi në Korçë! Zbulohet një specie unike, një protestues!

LUFTI DERVISHI - Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione....

Netanjahu: Do e pushtojmë plotësisht Gazën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të hënën se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet...

“Berisha jo pensionist politik”, kompania lobuese e PD ndryshon tekstin

Kompania lobuese e pajtuar nga Partia Demokratike në SHBA, Continental Strategy, ka përcjellë një amendament të dokumentit të fundit duke korrigjuar frazën referuar Sali...

Nxehtësi ekstreme në Emiratet e Bashkuara, temperatura deri 51.8 gradë

Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me një rritje të ndjeshme të temperaturave këtë verë, pas pranverës më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, me...

3 orë përballje me SPAK, Meta: Hetimet janë të fabrikuara

Ish-presidenti Ilir Meta la qelinë e paraburgimit 313 dhe u paraqit mesditën e së hënës në Prokurorinë e Posaçme, ku iu komunikua mbyllja e...

Lajme të tjera

Web TV