Të dënuar për vjedhje/ OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 2 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon të deklarojnë pasurinë dy personave të dënuar nga drejtësia për vjedhje me dhunë.

OFL, 29 korrik

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

L. K. (S.), banuese në Tiranë, e dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

M. B. (B.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Tedi Blushi mbledhje me Flamur Nokën në selinë e PD, zbardhen detaje nga takimi

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi po zhvillon një takim në selinë e PD, me Flamur...

Arabët i thonë jo dëbimit nga Gaza/ Netanjahu i kërkon Trump të “shkundë Lindjen e Mesme”

Ai do të jetë lideri i parë i huaj që do të shkelë brenda Shtëpisë së Bardhë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, do të takohet...

Aksidenti me një viktimë në aksin Cërrik- Gramsh, vihen në pranga drejtuesit e dy mjeteve

Policia ka vënë në pranga drejtuesit e dy mjeteve, të cilët një ditë më parë (3 shkurt) u përfshirë në një aksident të rëndë...

Vjedhje dhe llogari të rreme në rrjete sociale, tre të rinj bëjnë kallëzim në polici

Tre denoncime janë bërë në policinë e Shkodrës për profilet e rreme në rrjete sociale. Një 30 vjeçare ka kallëzuar se në rrjetet sociale “Tik...

Tragjike në Elbasan, hidhet nga pallati një grua

Tragjike në Elbasan, hidhet nga pallati një grua, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. VIJON…

Lajme të tjera

Web TV