Gjiknuri: Opozita nuk po gjen një model sistemi për të mbajtur koalicionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Oferta e tyre nuk ofron kompromis, por kërkesa e tyre është një sabotim për këtë proces që sapo ka nisur.”

Kështu deklaroi përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri pas përfundimit të mbledhjes së sotme.

Ai tha më tej se doli qartë se ndryshimet kushtetuese nuk pengojnë hapjen e listave dhe atë të koalicioneve.

Gjiknuri tha se opozita nuk po gjen model për të mbajtur koalicionet, pasi sipas tij nuk kanë asnjë model të vendeve evropiane dhe se u ka thënë që të gjejnë një model të tillë.

“Sot vijuam mbledhjen dhe pas shumë orësh diskutimi nuk pati asgjë të re nga opozita e bashkuar ato vijojnë me të njëjtin qëllim për bllokimin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Oferta e tyre nuk ofron kompromis, por kërkesa e tyre është një sabotim për këtë proces që sapo ka nisur. Doli e qartë dhe ndryshimet kushtetuese nuk pengojnë hapjen e listave dhe atë të koalicioneve dhe e dyta në frymën e bashkëpunimit të marrëveshjes së 5 qershorit jemi të hapur për tu ulur me PD-në për të vendosur se si do të hapen listat dhe si do të formohen koalicionet. Fatkeqësisht ato nuk po gjejnë atë model për të mbajtur koalicionet, nuk kanë asnjë model të vendeve evropiane dhe u kemi thënë që të gjejnë një model të tillë. Gjeni modelin e një vend të OSBE/ODIHR që praktikon lista të hapura me sistemin tonë zgjedhor. Nëse PD vjen me këtë që koalicionet mundësohen. Modifikimi që i është bërë draftit është që koalicionet do të rregullohen në ligjin zgjedhor, ne jemi dakord, do e bëjmë së bashku. Ne do vazhdojmë me frymën e bashkëpunimit. Aman e para të hapim listat dhe të zgjidhim këto çështje. Opozita e Bashkuar ka kërkuar vetë sistem letonez të koalicioneve, belg, holandez. Po të shohësh dhe rekordet në KP këto modele janë. Dakord, le t’i marrim. çfarë thonë ato modele? Hajde t’i përkthejmë në ligjin shqiptar. I qëndrojmë deri në fund.”– tha Gjiknuri.

Lexo edhe :  Gazetarja italiane e burgosur për 3 javë në Iran ka mbërritur në Romë, pritet nga Meloni

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Manita” në finalen e Superkupës së Spanjës, Barcelona shkatërron Real Madridin

Superkupa e Spanjës i takon Barcelonës. Një fitore e madhe 2-5 ndaj Real Madrid në finale, në një sfidë...

Tensione dhe vështirësi, shenjat që do e përjetojnë më intensivisht këtë janar

Hëna e ujkut është emri i Hënës së parë të Plotë të vitit të ri që ndodh në janar. Por pse quhet Hëna e...

“Përgatitjet për takimin”, ekipi i Trump: Do të ketë telefonatë me Putin ditët e ardhshme

Bisedimet telefonike midis Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin pritet të ndodhin brenda “ditëve dhe javëve të ardhshme”,...

VIDEO/ Në krye të detyrës! Elektricisti në Lezhë “sfidon” dëborën dhe erën e fortë

Personi që shihni në foto është A. Gjini, elektricist në Lezhë gjatë punës së tij për të rikthyer energjinë elektrike në zonën e Zejmenit. Në...

G Bani rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Me kapsoll dinamiti…

Reperi G Bani ka rrëfyer se si në moshën 11 vjeçar ka humbur shikimin në njërin sy. Gjatë një bashkëbisedimi me Rozana Radin në ‘BBVA’,...

Lajme të tjera

Web TV