Gazetari i njohur Flamur Vezaj, ka reaguar me një postim në ‘Facebook’ lidhur me urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK-u për 22 komisionerët dhe për ndodhinë e fundit lidhur me këtë çështje, e papritura e “dy komisionerëve të vdekur”.
Vezaj ka mbajtur gjithnjë qëndrime kritikuese ndaj reformës në drejtësi dhe ndaj atyre që kanë qënë në krye të SPAK-ut duke marrë herë pas here edhe kritika për qëndrimet e tij të ashpra dhe të bëra publike.
Ai shkruan se është kritikuar shpesh edhe nga miq të tij të huaj, të cilët i kanë sugjeruar të mos e kundërshtojë kaq hapur reformën në drjetësi dhe reformatorët por të presi që kjo situatë të marrë “rrugë”, por sot ai shprehet më i bindur se kurrë që “ky sistem ka dështuar”.
“Kjo tregon se sa do ti ndryshosh emrin institucionit e ta zbukurosh me mb ështetjen e nd ërkomb ëtar ëve ky sistem ka deshtuar! Keq m ë vjen p ër ju qe besuat n ë k ët ë institucion dhe sidomos juve miqve t ë huaj q ë shpesh m ë “bezdisni” me ankesa ne email” shprehet Vezaj
POSTIMI I PLOTË I FLAMUR VEZAJ
SPAK-u nis te shkruaje historin! ### Kur fillova te kritikoja menyren si po perzgjidheshin reformatoret e drejtesise dhe personat qe u emeruan ne SPAK, disa miq te huaj (dashamir ndaj Shqiperise) me kerkuan qe ti mbeshtesja dhe mos ti kritikoja publikisht!! Ne debatin konstruktive me keto miqt, une u mundova te arsyetoja qendrimin tim duke i shpjeguar pse NUK kisha besim tek disa individe te kesaj reforme dhe disa anetareve te SPAK-ut! Por pavaresisht se edhe ata u binden ne ato qe thoja, kerkuan miqesisht qe ti kurseja kritikat deri sa institucionet te merrnin rruge! Une nuk arrita t’ia plotesoja deshiren ketyre miqve dhe here pas here shkruaja dhe ata me mirekuptuan (me sforco)! Nuk jam fare pishman pse kam shkruar e kritikuar sepse per mua e verteta ka shume rendesi edhe pse ndonjehere miqte e huaj nuk me kuptonin e benin si te merzitur! Por kjo e fundit, e leshimit te urdher arresteve per dy te vdekurit besoj se do i bind me shume keta te huajt se une kisha te drejte! Kjo puna e leshimit te urdher arrestit ndaj te vdekurit ka ndodh edhe ne kohen me te keqe te prokurorise qe drejtohej nga A.Llalla! Por kjo nuk do te thote qe pse ka ndodh dikur hajde ta perserisim e sidomos nga “super” prokuroret e SPAK-ut! Ne kete rast nuk i ve faj vetem prokuroreve dembel por edhe oficereve te policise gjyqesore prane prokurorise dhe Policise qe jane marr me ceshtjen! Kjo tregon se sa do ti ndryshosh emrin institucionit e ta zbukurosh me mbeshtetjen e nderkombetareve ky sistem ka deshtuar! Keq me vjen per ju qe besuat ne kete institucion dhe sidomos juve miqve te huaj qe shpesh me “bezdisni” me ankesa ne email! #EnverHoxhenDoEDenoniPasVdekjes# P.S. Prokuroret e ceshtjes V.Mara e D.Premci /Ra.My.Fjala.al/