Meningjiti, sëmundja që prek çdo vit. Ja si të mbrohemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ka nevojë për panik edhe pse është shqetësuese.

Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi një rast humbje jete nga meningokoksemia. Pas këtij rasti dyshohet edhe për dy raste të tjera, por që nuk janë konfirmuar. Kjo ka krijuar një shqetësim të shtuar në popullatë.

Ndërkohë ISHP nëpërmjet shefes së departamentit të sëmundjeve publike doli në deklaratë për media pikërisht për këtë qëllim, duke theksuar se nuk ka vend për panik pasi raste me meningokotoksemi ka çdo vit.

Meningokoksemia prek kryesisht moshat pediatrike. Sipas një studimi të bërë nga universiteti i mjekësisë gjatë viteve e 2006-2014, rezultuan 40 raste me sëmundje meningokoksemike.

Mjeku i njohur infeksionist profesor Tritan Kalo thekson se në çdo stinë të vitit, por më shpesh në prag ose përgjatë dimrit ndeshen me këtë klinikë mjekësore.

Po si duhet te ruhemi nga meningokotoksemia ?

Mjekët thonë se nga përhapja e bakterit të sëmundjes vdekje prurëse duhet të mbrohesh njëlloj se për virozat respiratore apo për gripin.

Ky bakter tek një pjesë e pacientëve shfaq meningokoksemi pra infekton gjakun e pacientit.

Tek një pjesë tjetër prek cipën e trurit duke shkaktuar meningit dhe tek disa të tjerë shkakton purpura fulminante siç e quajnë mjekët, njolla të errëta në lëkurë.

Meningokoksemia akute shfaq: temperaturë të lartë, ethe, dobësi, të vjella, diarre dhe dhimbjen e kokës.

Në rastet fulminante, sëmundja progreson brenda pak orësh, drejt hipotensionit, hemorragjisë adrenale, insuficencës renale.

Mjekët gjithashtu këshillojnë shmangien e grumbullimeve të shumta apo kujdes maksimal me higjienën personale pasi kjo sëmundje ka vdekshmëri të lartë.

Të fundit

Miratohet në parim marrëveshja me Serbinë për sigurimet shoqërore

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për sigurimet shoqërore. Shqipëria ka nënshkruar një...

Veliaj nxjerr videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi disa punë…

Erion Veliaj i është bashkuar ‘modës’ së rrjeteve sociale nga burgu. Ai ka postuar një video, ku shfaqet brenda zyrës së tij në bashki, një...

Protestat në Los Angeles, Trump sulmon përsëri guvernatorin e Kalifornisë

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom duke e akuzuar për dështimin në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbatimin...

Trafikimi i votave brenda PD, Aulon Kalaja: Vota ime u manipulua

Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, rinumërimi i të cilave konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit. Lidhur...

“Prokuroria po heton atë që nxori videon, por jo atë që duhet ta ruante”

Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja solli reagime të...

Lajme të tjera

Web TV