Nis shpërbërja e Skënderbeut, pas Ditës e Koliqit largohet edhe një tjetër lojtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllja e sezonit 2019-2020 ka sjellë dhe largimin e disa prej emrave kryesorë të skuadrës së Skënderbeut.

Pas mbarimit të ndeshjes me Partizanin mbrëmjen e së mërkurës Enea Koliqi dhe Bruno Dita i dhanë lamtumirën klubit të Korçës.

Ndërsa ditën e sotme titullari Dejvi Bregu ka zyrtarizuar mbylljen e bashkëpunimit pas mbarimit të kontratës dyvjeçare me Skënderbeun.

Ai ka falënderuar klubin dhe tifozët si dhe ka shprehur keqardhje për mospjesëmarrjen në Kupat e Europës.

“Faleminderit KF Skënderbeu për këto dy vite emocionuese, edhe pse në pamundësi për të bërë prapë histori në kupat e Europës. Ishte një nder dhe kënaqësi shumë e madhe te isha pjesë e këtij klubi model.

Mirënjohje ndaj çdo tifozi që më ka mbështetur në ditë të mira dhe të këqija… Besoj se largohem nga Korça duke pasur miq që nuk do i harroj dhe duke marrë me vete kujtimet më të bukura. Faleminderit me gjithë zemër!”-shkruan Bregu në “Instagram”.

Dejvi Bregu largohet pas dy sezonesh te Skënderbeu, ku luajti në plot 60 ndeshje dhe arriti të shënojë 17 gola./ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

RTK në prag të kolapsit financiar, qeveria aprovon kredi 2.5 mln € për pagat e punonjësve

Qeveria në detyrë e Kosovës njoftoi se ka miratuar në parim kërkesën e Radio Televizionit të Kosovës për kredi...

Clinton: Do e nominoj Trump për Çmimin Nobel, nëse e ndal luftën në Ukrainë

Në një deklaratë të papritur dhe të habitshme, Hillary Clinton tha se do ta mbështeste Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen – nëse...

Shpërthen zjarr në një fabrikë: 5 persona humbin jetë, mbi 100 të plagosur

Një zjarr ka shpërthyer në një nga punishtet e prodhimit në një fabrikë në Rajonin Ryazan, sipas selisë operative rajonale. Të dhënat e fundit tregojnë...

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Reagon Luiz Ejlli: Fëmijët po mbyten në dhunë!

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Erald Xhejo. Ejlli përmes një instastory shprehet se fëmijët në vendin tonë janë...

Zjarret shkrumbuan pyjet, vetëm “detyrim paraqitje” për 4 piromanët e Beratit

Katër shtetasit e arrestuar dy ditë më parë, të dyshuar për zjarrvënie në zona të ndryshme në Berat, kanë dalë ketë të premte para...

Lajme të tjera

Web TV