De Biazi, zyrtarisht trajner i Azerbajxhanit: Dëshirë e madhe për një tjetër sfidë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte njoftuar më herët, por tanimë Xhovani De Biazi është edhe zyrtarisht trajneri më i ri i Azerbajxhanit, duke i dhënë kështu fund një periudhe “pushimi”. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ish-trajneri i Shqipërisë, ka njoftuar të enjten pasdite se ka firmosur (edhe në letër) një kontratë deri më 30 nëntor të vitit 2021 me Federatën Azerbajxhanase të Futbollit.

De Biazi do të nisë nga puna e re, ku shfaqet shumë i lumtur dhje shprehet se është gati për një sfidë të re. “Sot kam nënshkruar kontratën që më lidh me Federatën e Azerbajxhanit deri më 30 nëntor 2021, – shkruan ish-trajneri i Kombëtares kuqezi në postimin e tij të shkurtër. – Dëshira është e madhe për të filluar një tjetër sfidë të madhe.”

Detyra e fundit e De Biazit si trajner ishte në krye të Alaveshit në Spanjë, ku qëndroi vetëm pak muaj, nga 22 shtatori, deri më 27 nëntor 2017, pak pasi ndërpreu marrëdhënien me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe vendin e tij e mori Kristian Panuçi. De Biazi e drejtoi thuajse për 6 vite Kombëtaren kuqezi, me të cilin pati suksesin më të madh profesional, duke e kualifikuar për në fazën finale të “Euro 2016”-ës.

Përkundër asaj që ishte raportuar fillimisht nëpër media, Ansi Agolli nuk do të jetë bashkëpunëtori i Xhovani De Biazit tek përfaqësuesja e Azerbajxhanit, pasi italiani ka bërë të tjera zgjedhje. “La Gazzetta dello Sport” ka sqaruar para 3 javës se ish-trajneri i Shqipërisë ka përzgjedhur si bashkëpunëtorë të tij Beni Karbonen dhe Klaudi Beluçin, dy ish-sulmues të viteve ’90-‘2000 në Serinë A.

Fillimisht ishte raportuar se në stolin e kësaj përfaqësueseje, do të ishte edhe një “ish” i Kombëtares kuqezi, ish-futbollisti Ansi Agolli. Ish-kapiteni i Shqipërisë kaloi në Azerbajxhan vitet më të mira të karrierës së tij. Ai luajti plot 8 vite me Karabakun, duke fituar 5 kampionate dhe 3 Kupa të Azerbajxhanit. Ai arriti të luante me këtë ekip edhe në Ligën e Kampioneve dhe atë të Evropës.

Lexo edhe :  Yamal, Leo Messi i ri?/ Pep Guardiola: Është si të krahasosh një piktor me Van Gogh-un

64-vjeçari De Biazi ishte trajneri që hyri në historinë e futbollit shqiptar, duke arritur t’i drejtonte kuqezinjtë drejt kualifikimit për herë të parë, në fazën finale një veprimtarie ndërkombëtare, siç ishte Euro 2016-ta në Francë. Italiani qëndroi 6 vite në krye të stolit të Shqipërisë, duke arritur bilancin më të mirë në historinë e Kombëtares kuqezi të futbollit.

Të fundit

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Lajme të tjera

Web TV