Miliarderi japonez bën ftesën e rrallë: Dua një grua për në Hënë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gra, kushdo që ka dëshirë të udhëtojë drejt Hënës me një prej njerëzve më të pasur të globit, tani është momenti. Është miliarderi japonez, Yusaku Maezawa, që është duke kërkuar një grua për të udhëtuar me të rreth Hënës në misionin e ‘Elon Musk’-ut.

Të dhënat janë bërë publike nga “The Guardian” ku mësohet se miliarderi japonez, i cili i shiti aksionet e tij tek ‘Yahoo’ kërkon jo vetëm një grua ta shoqërojë për në Hënë po të jetë edhe partnerja e tij në jetë. Ai ka nisur ta ketë frikë vetminë ndërsa ka kryer edhe divorcin me gruan me të cilën jetoj pak vite.

Kështu themeluesi i kompanisë “Zozo”, i ftoi gratë e interesuara për ta shoqëruar atë gjatë misionit të udhëtimit në Hënë në vitin 2023 që të aplikojnë në internet për këtë mision. Biznesmeni 44-vjeçar, i cili së fundi u nda nga aktorja dhe modelja Ayame Goriki, tha se ai është duke e kërkuar përsëri dashurinë.

“Jam duke e rifilluar jetën. Tash i kam bërë 44 vjet. Në kohën kur kanë filluar të më kaplojnë ndjenjat e vetmisë dhe boshllëkut, është një gjë për të cilën po mendoj, të vazhdoj të dua një grua. Dua të gjej një partnere të jetës”, shkroi miliarderi në faqen e tij në internet.

Gratë që dëshirojnë të bëhen pjesë e misionit për udhëtim drejt Hënës duhet të jenë mbi moshën 20-vjeçare, të kenë personalitet pozitiv dhe interesim për të udhëtuar në hapësirë, thuhet në shkrimin e tij.

Afati i fundit për të aplikuar në këtë projekt është data 17 janar, ndërsa vendimi për fituesen pritet të publikohet në fund të marsit! /Fjala.al/

Të fundit

Erdhi Iftari në Prizren! Besimtari hedh çdo ditë fishekzjarre gjatë muajit të Ramazanit

PRIZREN- Në Prizren ku zënë vend traditat, muaji i shenjtë i Ramazani po kalon në një atmosferë të veçantë. Koha...

Britanikët ‘fikin çunat e Londrës’,sjellin skanera për të dedektuar stërlinat e fshehura

Agjencitë ligjzbatuese kundra krimit të organizuar në MB gjithmonë kanë shprehur shqetësimin për kalimin e parave të drogës nga grupe kriminale shqiptare drejt vendit...

Një gjë që nuk duhet të bëni kur fëmija juaj është i ftohur

Për shkak të një gabimi që prindërit bëjnë kur trajtojnë një hundë të bllokuar te fëmijët, kjo simptomë në fakt zgjat më shumë Prindërit e...

Far West “brenda” PD/ Basha sfidon sherifat e Berishës, fut në listë “kaubojsin”

Lulzim Basha i mbetur vetëm drejt zgjedhjeve të 11 majit, po tenton të futet mes FarUestit të koalicionit të Sali Berishës përballë Edi Ramës. Pasi...

Kantieri ‘Shqipëria 2030’/ Rama ndan pamjen nga takimet me kabinetin e qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social Facebook pamje nga takimet e zhvilluara me kabinetin e qeverisë. Në fokus të këtyre takimeve...

Lajme të tjera

Web TV