Paloka i përgjigjet Spiropalit: Sulmi ndaj PPE, turp për Edi Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas reagimit të ministres së Shtetit Elisa Spiropali ndaj zëdhënësit të PPE, nënkryetari i PD Edi Paloka përmes një statusi në Facebook ka theksuar se “Është e pandershme që qeveria ta trajtojë mikun gjerman si armik, vetëm pse Michael Gahler tha të vërtetën”.

Statusi i plotë

Sulmi i qeverisë ndaj zëdhënësit të Partisë Popullore Europiane, Michael Gahler, është një turp për Edi Ramën. Michael Gahler është një mik shumë i mirë i Shqipërisë. Është një nga shumë miqtë e PPE-së në Parlamentin Europian, i cili ka ndihmuar Shqipërinë në rrugën e integrimit, sa herë ka patur nevojë. Këtë rrugë Edi Rama po e bën shumë të vështirë, e ka bllokuar prej gati 7 vjetësh, vetëm për interesin personal.

Është e pandershme që qeveria ta trajtojë mikun gjerman si armik, vetëm pse Michael Gahler tha të vërtetën:

Me ndryshimet e njënashme kushtetuese marrëveshja e arritur me opozitën u zhbë, partnerët nga BE dhe vendet anëtare nuk u dëgjuan, rregullat e lojës për zgjedhje u ndryshuan në mënyrë të njëanshme.

Fyes për shqiptarët është të mashtrosh partnerët, është t’u premtosh marrëveshje dhe pastaj ta grisësh atë.
Tradhti ndaj interesave të shqiptarëve është të shpërfillësh paralajmërimet e Bashkimit Europian dhe të izolosh vendin.
Fyes dhe kriminal është përdorimi i disa deputetëve pa mandat si fasadë për llogaritë e Ramës kundër interesit të shqiptarëve.

Dhe një sqarim të fundit vetëm për “nafijen e partisë”, Elisa Spiropalin. Kur Edi Rama të të sjellë gati tekstin e sulmit për ndonjë mik tjetër të Shqipërisë, kërkoji foton e saktë. Ky që të kanë dhënë, nuk është Michael Gahler./Fjala.al/Ke.Ba

 

Të fundit

Partia e tij feston ‘ditëlindjen’, Agron Shehaj fton simpatizantët për festë

Partia politike “Mundësia” do të shënojë një vit nga themelimi i saj me një aktivitet festiv, i cili pritet...

Qori: PD është po aq përgjegjëse sa PS për gjendjen e Shqipërisë

Pritshmëritë i kishin për më shumë, por realiteti i bën të besojnë se edhe një mandat në Parlament është rezultat dinjitoz. “Unë do ta...

Trajneri i Gjermanisë foli kundër Bayern? Del e vërteta: “Nëse dikush më telefonon…”

Julian Nagelsmann ka saktësuar se nuk është ai “shkaktari” pse Florian Wirtz refuzoi Bayern për t’u transferuar te Liverpool. Kalimi i tij te “Të kuqtë”...

Rekord për 2025, më shumë se 1 mijë emigrantë kalojnë Kanalin anglez drejt Britanisë

Të paktën 1,194 emigrantë mbërritën dje në bregdetin jugor të Anglisë, duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla, sipas të dhënave të qeverisë...

United zyrtarizon transferimin e parë për sezonin e ri, Cunha firmos për 5 sezone

Klubi i Manchester United ka bërë zyrtare transferimin e parë të rëndësishëm për merkaton e verës, duke siguruar firmën me sulmuesin brazilian Mateus Cunha. Nëpërmjet...

Lajme të tjera

Web TV