Ironia e fatit/ Dje kujtoi të atin, Rama sot humbi nënën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket tamam ironi e fatit, teksa një ditë më parë përmes një postimi të gjatë në Facebook, kryeministri Edi Rama kujtoi të atin e ndjerë, Kristaq Ramën.

Ai shkruante se Kristaq Rama do të mbushte 88- vjeç nëse një goditje fatale në zemër nuk do i kishte marrë jetën, duke shprehur dhimbjen për humbjen e babait të tij.

“Sot, si në çdo 31 korrik, kur unë e kujtoj me sytë e lagur tim atë, më rri para syve buzëqeshja e tij paqësore e pas çdo debati luftarak mes nesh gjatë viteve të rinisë sime të parë – kur unë flisja gjithnjë e më shumë dhe ai rezistonte gjithnjë e më pak”, shkruante kryeministri.

Për ironi të fatit, sot u nda nge jeta nëna e tij, Aneta. 82-vjeçarja vuante nga një sëmundje e vështirë dhe prej kohësh nuk ishte shfaqur në publik.

Në datë 4 korrik me rastin e 56 vjetorit të tij, kryeministri Edi Rama bëri postimin e fundit me nënën, ku shfaqej duke e përqafuar, ndërsa e shoqëronte me mbishkrimin ‘me gruan që më dha jetën’./Bl.Ba/Fjala.al

Mëngjesin e sotëm ama shprehu dhimbjen për vdekjen e saj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush.

Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”./Bl.Ba/Fjala.al

 

Të fundit

Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të re, puth flamurin kombëtar

Këngëtarja Parashqevi Simaku është parë me një pamje të re dhe në gjendje të mirë emocionale, ndërsa puth flamurin...

Përcaktohen shefat e komisariateve në vend, publikohet lista fituese (Emrat)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka emëruar shefat e Komisariateve në drejtoritë vendore. Po ashtu, policia ka publikuar edhe listën me...

Integrimi në BE/ Rama: Një ditë krenarie e marshimit tonë drejt objektivit historik

Një ditë pas hapjes së kapitullit për politikën e jashtme në Bruksel, Kryeministri Edi Rama ka postuar një fotogaleri në rrjetet sociale ku shkruan...

18 dhjetor 1981: Vdekja misterioze e Mehmet Shehut, kryeministri që drejtoi për 28 vite

Mehmet Shehu vazhdon të cilësohet si një nga figurat më të rëndësishme dhe kontradiktore të historisë politike shqiptare. Ai shërbeu si kryeministër i Shqipërisë...

Jo gjithçka do të blihet me para në dorë, çdo blerje mbi 700 euro të bëhet përmes bankave

Shumëçka sot mund të blihet me para në dorë nga qytetarët, duke filluar nga produktet nëpër dyqane deri tek pasuri të paluajtshme si apartamentet...

Lajme të tjera

Web TV