Sherr mes të rinjve në një lokal në Shkodër, një i plagosur rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djalë i ri ka mbetur i plagosur rëndë në Shkodër pasi u qëllua me thikë nga një tjetër i ri, gjatë përplasjes mes tyre në një lokal në qendër të qytetit.

Nga provat e grumbulluara ka rezultuar se konflikti ka ndodhur në ambientet e jashtme të një bar-kafeje në lagjen Skënderbeg, në Shkodër, ku 24 vjeçari, pas një konflikti verbal me fjalë ka plagosur me thikë, djalin 20 vjeçar Emanuel Gjergjndreaj edhe ai, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

I riu aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Pas njoftimit të marrë se i riu është plagosur me mjet prerës (thikë), shërbimet policore janë vënë në ndjekje për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet hetimore, është bërë e mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes kriminale, ku është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar, K. H.,24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Berlin 1963: Fjalimi i Kenedit “Ich bin ein Berliner”, një simbol i Luftës së Ftohtë

26 qershor 1963 Më 26 qershor 1963, gjatë një vizite historike në Berlinin Perëndimor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John...

Horoskopi ditor, 26 Qershor 2025

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person që varet nga ju. Keni...

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me praninë e aktores Macha Méril. Prodhimi...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV