Grabiste banesat dhe qytetarët në rrugë, arrestohet hajduti në Kavajë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kavajës, pasi është i dënuar më parë për vjedhje.

Policia e qytetit të  Kavajës kanë thënë se kanë dokumentuar një sërë vjedhjesh të kryera nga ky shtetas.

Personi në fjalë dyshohet se ka vjedhur banesa dhe qytetarët në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Kavajë

Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, një 21-vjeçar që kryente vjedhje të ndryshme.

21-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes, ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet si autor i një vjedhjeje në Qerret.

Zbardhen dhe dokumentohen edhe 4 raste të tjera të vjedhjeve, të cilat dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe falë shërbimeve grackë të ngritura për këtë qëllim, arrestuan në flagrancë shtetasin e shpallur në kërkim G. M., 21 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 28.07.2020, në fshatin Qerret, dyshohet se ka vjedhur një sasi lekësh në kompleksin e shtetasit G. B.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

– Më datë 04.07.2020 ka vjedhur një sasi lekësh në banesën e shtetases T. E.

– Më datë 19.07.2020 i ka vjedhur shtetasit B. L., çantën e dorës, brenda së cilës kishte një telefon dhe një sasi lekësh.

-Më datë 22.07.2020 i ka vjedhur shtetasit F. V., çantën e shpinës, brenda së cilës ishin 2 telefona, leja e  drejtimit dhe çelësat e makinës.

Lexo edhe :  Ekzekutoi në burg Arben Lleshin, GJKKO lë në regjimin 41 biss Sokol Mjacajn

-Më datë 23.07.2020 ka vjedhur 20.000 lekë, 225 euro dhe telefonin në banesën e shtetases S. D.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në rrethin e Kavajës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”./ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve nga mediat greke, mbi 11...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

Lajme të tjera

Web TV